Osmani: Janë realizuar mbi 90 për qind nga Plani 3-6-9 dhe presim rekomandim të pastër

Shkup, 13 prill 2018 (MIA) - Maqedonia ka arritur të dorëzojë axhendë jashtëzakonisht të volitshme në nëntë muajt e fundit dhe sërish është kthyer në rrugën evropiane. Kjo është porosia që zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmanit i është transmetuar në bisedimet me përfaqësues të Komisionit Evropian gjatë vizitës së djeshme në Bruksel.
Ai ka theksuar se Plani 3-6-9 është realizuar mbi 90 për qind dhe pret që Komisioni Evropian në raportin e tij për progresin në rrugën drejt BE-së për vendin të jetë më i mirë deri më tani dhe të përmbajë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave inkuadruese.
"Në përgjithësi, edhe pse realizimi i këtij Plani nuk mund të shprehet në përqindje për shkak të kualitetit të disa masave, janë tejkaluar pritjet më optimiste dhe shkalla e realizimit është mbi 90 për qind. nga gjithsej 103 masa më pak se 10 nuk janë realizuar", tha Osmani.
Ai ka theksuar se reformat nuk mbesin këtu, me përfundimin e Planit 3-6-9, por do të vazhdojnë edhe më tej, konform gjatë nismave udhëheqëse në Strategjinë e Komisionit Evropian për Zgjerim 20125 dhe sugjerimet në raportin e KE-së që do të publikohet më 17 prill.
Sipas tij, valorizimi i vërtetë i këtij suksesi do të paraqesë edhe zgjidhjen e emrit me Greqinë, dhen përmes fillimit të negociatave me BE-në edhe më shumë të rritet kursi reformues i shtetit, ndërsa në drejtim të arritjes së shoqërisë prosperuese.
Osmani e përshëndeti edhe kthimin e opozitës në Parlament, e cila i ka mbështetur një pjesë të ligjeve reformuese. Për atë si është siguruar mbështetja e opozitës për miratimin e ligjeve reformuese me shumicë prej dy të tretave, Osmani tha se se kjo është arritur me pranimin e vërejtjeve të dhëna nga opozita.
"Vendosëm standard të ri në miratimin e ligjeve. Asnjëherë nuk ka pasur një inkluzivitet të tillë dhe transparencë në miratimin e disa ligjeve përmers përfshirjes së sektorit joqeveritar, të opozitës, madje dhe u angazhuam se edhe ligjet të cilat nuk kërkojnë shumicë të dy të tretave nuk do t'i miratojmë derisa nuk marrin pëlqim nga opozita (ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve), se tani është koha për koncensus shtetëror. ky nuk është projekt i asnjë Qeverie dhe të asnjë parti politike por projekt të cilin e kërkojnë qytetarët e RM-së, ndërsa shumica e madhe janë për hyrje në BE dhe në NATO", tha Osmani.
Për këtë si është siguruar mbështetja nga opozita për miratimin e ligjeve reformuese me shumicë prej dy të tretave, osmani tha se kjo është arritur me pranimin e vërejtjeve të dhëna nga opozita.
Lidhur me akuzat nga ana e VMRO-DOMNE-së opozitare se gjoja ai i ka penguar zbatimin e planit për reforma dhe se për atë la pasur marrëveshje me shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, Osmani tha se bëhet fjalë për deklaratë qesharake, në të cilën nuk beson as vetë opozita.
"Nuk mund ta kuptoj shqetësimin e tyre me kërkesë të armiqësisë ndaj shqiptarëve, ndërtimin e imazhit të tyre politik përmes ndjenjës antishqiptare. U tregua për to se është shkatërruese për partinë dhe shtetin dhe vazhdojnë me narrativën e njëjtë. Gjithmonë disa shqiptarë janë fajtorë për çështjet të cilat nuk kanë lidhje me çështjet politike. Ajo nuk ka logjikë sepse Plani 3-6-9 është fëmijë i imi politik të cilën e krijova dhe e rrita së bashku me kolegët në ministritë dhe Qeveri. Çdo ditë e prezantojmë, njerëzit thonë se edhe nga frigoriferi dalim për shkak të kërkesave të përditshme të Qeverisë të nxiten ministrat më shpejtë t'i realizojnë masat. Ashtu që nuk ndjej nevojë të sqaroj. Për mua më e rëndësishme është se Plani i tejkaloi edhe pritjet e mia. Këtu ka 90 për qind, por unë them 100 për qind, sepse thelbi i planit është realizuar. Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane, Maqedonia është valorizuar si tregim pozitiv në rajon i cili reflekton brenda dhe në rajon, atë presim ta thotë edhe KE-ja", tha Osmani.
Sipas tij, akuzat e tilla, i ngjajnë kuzhinës së madhe ruse për shqiptarë të mëdhenj.
Në pyetjen e gazetarëve për ligjin e përdorimit të gjuhëve, i cili për të është miratuar sepse tre herë e ka marrë përkrahjen në Kuvend, Bujar Osmani i bëri thirrje presidentit Ivanov, siç tha, ta shfrytëzojë mundësinë dhe në ditët në vijim ta luajë rolin e faktorit koheziv në shtet. Shprehu bindje se ligji do të zbatohet, dhe se presin së pari vendim nga Ivanov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail