Mediumet greke për brifingun e kryeministrit Zaev

Athinë, 16 prill 2018 (MIA) - "’Jo’ e dyfishtë nga Zaev për një emër dhe ndryshim të Kushtetutës"; "Zaev përjashton erga omnes dhe paralajmëron referendum"; "Zoran Zaev mbështet emër të dyfishtë"; "Zaev: Nuk ka ndikim ndaj Greqisë se si do të quhemi në brendësi"; "Zaev: Kundër një emri erga omnes, zgjidhje e duhur gjatë majit", janë një pjesë e titujve në mediumet greke rreth brifingut të kryeministrit të Maqedonisë dhe qëndrimet rreth bisedimeve për emrin.
Siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, gazetarët në Greqi, në tekstet në edicionet elektronike të mediumeve, i përcjellin deklaratat e Zoran Zaevit lidhur me qëndrimet e tij rreth emrit, me theks të veçantë në erga omnes dhe Kushtetutën.

"Pozicioni që emri i IRJM-së të duhet të përdoret vetëm për përdorim ndërkombëtar, duke e hedhur posht kërkesën e palës greke për emër erga omnes", deklaroi kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev, shkruan "Kathimerini".
"Siç paralajmëron Qeveria e IRJM, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për emrin, Zoran Zaev theksoi se ka përparim në procesin e negociatave, gjë që jep arsye për optimizëm", shkruan Real.gr.
"Provokim i ri nga kryeministri i Shkupit, ndërsa bisedimet për emrin janë në vijim. Zoran Zaev, duke folur para gazetarëve, sipas agjencisë së lajmeve MIA, ka përjashtuar kërkesën e Greqisë, e cila kërkon që emri i fqinjit të jetë erga omnes, duke thënë se emri duhet të përdoret vetëm për përdorim ndërkombëtar. Sipas Zaevit, nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës, sepse emri i brendshëm nuk reflektohet ndaj vendit tonë", shkruan gazeta "Elefteros tipos".
Mediumet greke, i përcjellin edhe qëndrimet e kryeministrit Zaev në intervistën për 24 vesti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail