Vazhdoi gjykimi për sulmin ndaj Selës, do të dëshmojë edhe Muhamed Zeqiri

Shkup, 16 prill 2018 (MIA) - Me dhënien e deklaratës së dëshmitarit Abdul Feta Alimi, i cili është sjellë nga paraburgimi, në Gjykatën Penale sot vazhdoi procesi gjyqësor për tentim vrasjen e deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Para gjykatës sot deklarata duhet të japin edhe dëshmitarët Muhamed Zeqiri dhe Igor Janakiev.
Në gjykimin e kaluar që zgjati gjashtë orë, ishin dëgjuar tre dëshmitarë, kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.
Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra.
Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela në seancat paraprake u shpallën të pafajshëm. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë dhe se atë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail