Të burgosurit shembullorë do të vizitojnë ngjarje kulturore - artistike

Shkup, 16 prill 2018 (MIA) - Përmbajtje kulturore artistike për të dënuarit në Burgun e Shutkës parashikon Memorandumi për bashkëpunim që sot e nënshkruajtën ministri i Kulturës Robert Alagjozovski dhe drejtori i ENP Burgu Shkup, Gjoko Kotevski.
Siç sqaroi ministri Alagjozovski me masat parashikohen vizita të ngjarjeve kulturore artistike për të dënuarit më shembullor, pasurimin e bibliotekave, organizimin e punëtorive dhe ngjarjeve kulturore artistike për vetë entin nga të dënuarit dhe me mysafirë artistë.
"Me këto aktivitete jo vetëm që do të mundësojmë risocializim më të mirë dhe atmosferë më të mirë në këtë institucion, por me përmirësimin e kushteve kontribuuam edhe drejt plotësimit të standardeve ndërkombëtare në vendet ku qëndrojnë persona të privuar nga liria", theksoi Alagjozovski.
Ai paralajmëroi se Ministria është në dispozicion t'u ndihmojë enteve ndëshkuese përmirësuese në këtë drejtim dhe përderisa ky pilot program tregohet si i suksesshëm do të zbatohet edhe në entet e tjera ndëshkuese përmirësuese në Maqedoni.
Drejtori i burgut sqaroi se Memorandumi përfshin edhe lidhje aktive të personave të dënuar në projekte për ruajtjen e mjeshtërive të caktuara, siç janë drugdhendja,skulptura, piktura, për të cilat, siç tha, do të trajnohen personat e dënuar për periudhën pas daljes nga burgjet.
Masa e re do të fillojë me realizimin e vizitës së manifestimeve kulturore artistike, ndërsa më vonë me shoqatat e qytetarëve dhe institucioneve të cilat do të ofrojnë ndihmë do të fillohet edhe me punëtoritë e paralajmëruara në të cilat do të marrin pjesë të burgosurit. Burgu është formuar dhe filloi me punë në vitin 1968 dhe kjo është masa e parë e llojit të tillë e cila vendoset si program artistik kulturor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail