Në seancën e mbyllur për "Ryshfetin" dëgjohen bisedat nga MPH

Shkup, 16 prill 2018 (MIA) - Gjykimi për lëndën "Ryshfeti", në të cilin është i akuzuar Zoran Zaev, vazhdoi sot në ndërtesën e re të Gjykatës Penale me dëgjimin e bisedimeve nga Masat e Posaçme Hetuese (MPH), pa prezencë të opinionit.
Dëgjimi i bisedimeve nga masat PH lidhur me lëndën filluan seancën e kaluar. Sot në sallë duhet të lëshohen 30 biseda të siguruara me masa PH. Video incizimi integral për rastin "Ryshfeti" nuk do të lëshohet edhe në seancën e sotme sepse Apeli ende nuk është prononcuar për vërejtjet e Prokurorisë Publike se bëhet fjalë për masa PH dhe për shkak të mbrojtjes së dëshmitarit.
Zaev me shoqërim të avokatëve të tij erdhi në gjykatë dhe morën pjesë në dëgjimin e bisedave. Ai pas përfundimit të seancës së kaluar tha se gjatë bisedave nuk ka asnjë dëshmi dhe se bëhet fjalë për komunikime të rregullta të ish kryetarit të atëhershëm të komunës me personin e dyshuar dhe me persona të tjerë, siç janë drejtorë të institucioneve, qytetarë të cilët paraqiteshin te ish kryetari i komunës së Strumicës.
Zoran Zaev në lëndën "Ryshfeti" akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës nga biznesmeni Saçevaliev ka kërkuar ryshfet prej rreth 160.000 euro për legalizim të një toke ndërtimore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail