Projekt raporti për Maqedoninë përmban rekomandim të pastër

Bruksel, 16 prill 2018 (MIA) - MIA pati akses deri tek projekt raporti për Maqedoninë në të cilin Komisioni Evropian rekomandon fillim të pakushtëzuar të negociatave.
Formulimi, megjithatë, mund të ndryshohet në moment të fundit, paralajmërojnë burime në Bruskel për MIA-n.
"Në dritë të përparimit të arritur, KE rekomandon që negociatat për anëtarësim të fillojnë me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vendimtare do të jetë ruajtja dhe thellimi i hapit të tanishëm reformues për prioritetet urgjente reformuese. Me qëllim ta mbështesë këtë, KE-ja do ta zbatonte qasjen e përforcuar për kapitujt negociues në sferën e gjyqësisë, të drejtave fundamentale dhe drejtësisë, lirisë dhe sigurisë së vendit", qëndron në pjesën e raportit të KE-së që ka të bëjë me vendin tonë.

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, KE-ja shkruan se Maqedonia në pjesën më të madhe e tejkaloi krizën e thellë politike. Reformat e nevojshme strukturore janë proces i ngadalshëm për çka do të nevojiten vite dhe dëmi i bërë në vitet e fundit nuk do të përmirësohet brenda natës.
KE-ja e përshëndet punën e vendit për përballjen me prioritetet urgjente reformuese përmes "dëshirës së sinqertë për reforma dhe vlerësimit objektiv të gjendjeve, shoqëruar me përgatitje për strategjitë dhe legjislaturën për të cilat pritet gjatë dhe konsultime me të gjithë aktorët përfshirë edhe opozitën në mënyrë inkluzive dhe transparente".
"Edhe krahas vështirësive për shkak të mungesës së partisë kryesore opozitare prej dhjetorit deri në fund të janarit, strategjitë dhe ligjet kryesore u miratuan në fund të dhjetorit/shkurtit dhe shumë të tjera janë në përgatitje.
KE në raport shton se akoma më me rëndësi është që vullneti politik të përparohet është sërish qartë i pranishëm.
"Ndryshimi pozitiv në mentalitetin politik vërehet në tërë shoqërinë, mungesa e së cilës ishte pengesë më e madhe në vitet e fundit", shkruan KE për Maqedoninë.
Burime në KE për MIA-n paralajmërojnë se eurokomisarët duhet edhe njëherë të takohen para se të finalizohet raporti, nesër rreth orës një në Strasburg, dhe se deri atëherë ende janë të mundshme disa ndryshime në formulime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail