Ambasada ruse në Tuiter reagon në deklaratën e kryeministrit Zaev për diplomatin e dëbuar rus

Shkup, 16 prill 2018 (MIA) - Ambasada Ruse në Shkup përmes profilit të saj në Tuiter reagoi sot ndaj deklaratës të kryeministrit Zoran Zaev të dhënë të premten në mbrëmje në një intervistë për TV 24, në të cilën ka thënë se "diplomati i dëbuar rus ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme në Maqedoni, se disa herë ishte paralajmëruar, por megjithatë ka vazhduar me kryerjen e aktiviteteve për të cilat nuk ishte akredituar në vend dhe se provat e tilla i janë paraqitur Ambasadës Ruse".
"Me qëllim apo jo, Zoran Zaev është keqinformuar. Dëbimi i diplomatit tonë ishte surprizë. Asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë paralajmërim apo "dëshmi" për të cilat flet Kryeministri. Edhe më tej vlerësojmë se ky akt është i pabazë dhe i dëmton marrëdhëniet Rusi-Maqedoni ", shkruan nga Ambasada Ruse në Shkup në Tuiter për aktin e dëbimit të diplomatit rus.
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, siç para 15-të vjetëve kumtoi ministri Nikolla Dimitrov, këtë hap e bëri në koordinim me aleatët perëndimorë dhe si një akt solidarizim me Britaninë e Madhe për rastin "Skripal".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail