Fillon edicioni i 21-të i Festivalit të filmit të Shkupit

Shkup, 19 prill 2018 (MIA) - Me premierën e filmit artistik "Viti i majmunit" sipas skenarit dhe regjisë së Vlladimir Bllazhevskit dhe në produksion të "Pank film", sonte në orën 20 në kinemanë "Milenium" do të hapet edicioni i 21-të i Festivalit të filmit të Shkupit.
Më shumë se 50 filma, punëtori si dhe retrospektivë filmike të Alfred Hiçkokut, do të ofrojë edicioni i ri i festivalit i cili deri më 26 prill do të mbahet në "Milenium", "Frosina" dhe Kinotekë.
Filmat janë ndarë në shtatë programe: Programi i filmave autorial; Panoramë e filmit botëror; Prodhim nga Maqedonia; Fokus i filmit francez; Program i filmit evropian; Retrospektivë e Hiçkokut, ndërsa nga ky vit do të ketë edhe program të ri - Kvir fokus.
Filmi i ri i Bllazhevskit "Viti i majmunit" është komedi e zezë, bashkëproduksion midis Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Sllovenisë. Në rolin kryesor është Igor Angellov, ndërsa në ekipin e aktorëve janë edhe: Refet Abazi, Reshit Bereda, Marija Kon, Tanja Koçovska, Peter Eliot. Drejtor i fotografisë është Dimo Popov. Filmi xhirohej në vitin 2016 në rreth 80 lokacione nëpër Maqedoni.

Pas premierës zyrtare, "Viti i majmunit" prej nesër do të vazhdojë shfaqet në sallat e kinemasë "Sinepleks", ndërsa premierë botërore do të ketë më 23 prill në Festivalin e filmit ndërkombëtar të Moskës.
Në programin Produksion i Maqedonisë i edicionit të 21-të të FFSH do të shfaqen tetë filma, midis të cilëve është premiera e filmit dokumentar "Kobra" në regji të Igor Ivanov Izi, si dhe "Shihe ti atë" të Goran Stolevskit, i cili fitoi çmim për film më të mirë të shkurtë në festivalin Sandens. Në Retrospektivën e Hiçkokut, madje janë pesë filma: "Dritarja e pasmë", "Psiho", "Rebeka", "Zogj" dhe "Të huaj në tren".

Në kuadër të festivalit do të ketë edhe dy punëtori - regjisori i "Taksim holldem" Majkëll Onder, do të mbajë punëtori për xhirim të filmit me buxhet të ulët nesër në Kinotekën e Maqedonisë, ku do të ketë edhe takim me producentin e filmit Jozef Erevçik Amado. Regjisorët francezë Lea Misius dhe Kristof Rezhin, madje më 23 prill në Universitetin EFTA do të mbajnë punëtori: "Si shkruhet, si bëhet regjia dhe prodhohet filmi i parë artistik". Në kinemanë "Frosina" të hënën do të promovohet libri "Për gej meshkujt e turpëruar".
Autor i pllakatës për edicionin e sivjetmë të festivalit është disenjatori i ri nga Maqedonia Gjorgji Despodov. Programi me orarin e projeksioneve është publikuar në: http://www.skopjefilmfestival.com.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail