KE: Progres në kriteret politike, "shteti i robëruar" po çlirohet

Shkup, 19 prill 2018 (MIA) - Maqedonia gjatë vitit të kaluar bëri progres në përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe demokratike, vlerëson Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendit në bazë të së cilit rekomandoi që të fillojnë negociatat për anëtarësimin e saj në BE.
Në pjesën e kritereve politike thuhet se shteti përfundimisht e tejkaloi krizën më serioze politike nga viti 2001. Vështirësitë në procesin e formimit të Qeverisë së re kanë kulminuar më 27 prill të vitit 2017 me sulmet në Parlament që më ashpër është dënuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Dhuna në Kuvend ishte sulm mbi demokracinë dhe duhet të konfirmohet përgjegjësia për këtë, vëren KE.
Nga maji i vitit 2017 Qeveria e orientuar reformuese ndërmori hapa lidhur me "shtetin e robëruar" përmes përforcimit gradual të demokracisë dhe qeverisjes të së drejtës. Po bëhen hapa të rëndësishëm në atmosferë inkluzive dhe të hapur politike. Në zgjedhjet lokale në tetor u konfirmua mbështetja nga qytetarët e politikave të orientuara evropiane të koalicionit qeveritar. Parlamenti vazhdoi të funksionojë, ndërsa trupat kyç të Kuvendit po i udhëheqin përfaqësues të opozitës.
KE rekomandon që Kuvendi ta përforcojë funksionin e tij ligjdhënës dhe mbikëqyrës dhe ta kufizojë shfrytëzimin e procedurave të shkurtuara gjatë sjelljes së ligjeve. Rekomandohet edhe mbikëqyrje funksionale mbi punën e Qeverisë dhe shërbimet zbuluese, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Çdo formë e obstruksionit ose prishjes së procedurave që do të pengonte funksionimin e Kuvendit duhet ta evitohet, ndërsa partitë politike duhet t'i përforcojnë kapacitetet e tyre demokratike gjë që do të çojë drejt proceseve politike më demokratike në vend, thekson KE në raportin për Maqedoninë.
Marrëdhëniet ndëretnike
Marrëdhëniet ndëretnike mbeten të ndjeshme. Situata e përgjithshme është e qetë, por incidente dhe deklarata të përkohshme shkaktojnë tensione. Qeveria e re tregoi angazhim për ballafaqimin me sfidat në këtë plan, përmes përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike, rritjes së besimit midis bashkësive dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.
Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit në vitin 2001, duhet të ndiqet në mënyrë transparente dhe inkluzive, rekomandon KE.
Qeverisje demokratike
Qeverisja demokratike është përmirësuar. Qeveria e re ndërmori hapa për çlirimin e "shtetit të robëruar" përmes më shumë hapave transparente. Tregoi vullnet politik që ta zbatojë agjendën reformuese të nevojshme për afrim në BE, ndërsa trupat e pavarur, rregullator, supervizorë dhe këshillues filluan në mënyrë më efikase ta kryejnë punën e tyre, thuhet në Raport.
Shoqëria civile
Shoqëria civile vazhdon të luaj rol konstruktiv në mbështetje të proceseve demokratike dhe transparencë më të madhe. Nga gjysma e dytë e vitit të kaluar jashtëzakonisht është përmirësuar klima në të cilën veprojnë organizatat civile, ndërsa Qeveria tregon angazhim për dialog dhe bashkëpunim me ta. KE vlerëson se nevojitet përmirësim plotësues i kornizës juridike, financiare dhe politike për përmirësim të mëtejshëm të kushteve për shoqërinë civile.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail