Administratë publike më efikase, sistem juridik dhe luftë me korrupsionin, rekomandime nga KE

Shkup, 19 prill 2018 (MIA) - Komisioni Evropian në raportin më të ri për progresin e Maqedonisë e vlerëson administratën publike si mesatarisht të përgatitur në krahasim me standardet e BE-së.
Është bërë progres me miratimin e strategjisë për reformë të administratës publike dhe menaxhmentit financiar publik. Janë bërë hapa konkret drejt rritjes së transparencës në sjelljen e vendimeve, shkruan në raport. Është e domosdoshme rritje e kapacitetit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës që me sukses të mund t'i realizojë reformat e administratës publike. Kyçe është që të ketë vullnet të fuqishëm politik për profesionalizim të administratës publike, posaçërisht gjatë emërimit në pozitat më të larta udhëheqëse dhe respektim të parimeve të transparencës, në pajtueshmëri të "merit sistemit" apo sistemit të vlerave dhe respektim të procedurave gjatë emërimit të tyre. Nevojitet edhe trajnim i mëtejshëm i administratës për implementim më të suksesshëm të procedurave administrative, rekomandon KE.
Sistem juridik dhe qeverisja e të drejtës
Është bërë progres i caktuar edhe në sistemin gjyqësor. Qeveria e re tregoi vullnet politik që t'i përmbushë Prioritetet urgjente reformuese. Ngecja e shënuar viteve të kaluara fillon të përmirësohet përmes hapave konkretë dhe vendimtarë për arritje të pavarësisë së gjyqësisë. Është miratuar strategji e re reformuese me të cilën parashikohen reforma të mëtejshme në këtë sferë në pajtueshmëri me rekomandimet nga Komisioni i Venecies dhe Prioritetet urgjente reformuese. PSP ballafaqohet me më pak obstruksione nga gjykatat dhe mundet në mënyrë më efikase ta kryejë punën e saj. Obstruksionet me të cilat ballafaqohej PSP u zvogëluan pas ndryshimit të klimës politike dhe shkarkimit të ish-prokurorit shtetëror publik. Kjo rezulton me dorëzimin dhe procedimin e disa rasteve. Është e domosdoshme që institucionet relevante të tregojnë raport proaktiv ndaj PSP-së për rritje të efikasitetit të luftës kundër korrupsionit.
Të drejtat themelore edhe më tej janë në masë të madhe të mbrojtura me ligj, por si edhe në të gjithë sferat e tjera, nevojitet përkushtim për realizim të tyre. Trupat kompetent të pavarur dhe rregullator duhet në mënyrë plotësuese të përforcohen, me buxhet përkatës dhe personel të kualifikuar. Pavarësia funksionale e këtyre trupave mund të garantohet në praktikë. Është e domosdoshme që të vazhdojnë përpjekjet për reformë të gjyqësisë që të mund të funksionojë pa ndikim dhe presione. KE rekomandon që të miratohen dhe zbatohen masat e parapara në strategjinë për reforma gjyqësore, duke i përfshirë edhe reformën për emërim, avancim dhe shkarkim të gjykatësve dhe prokurorëve, respektim të pavarësisë së sistemit gjyqësor në të gjithë nivelet, përforcim të institucioneve të obliguara për pengim dhe luftë kundër korrupsionit.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
KE edhe në këtë sferë konstaton se është arritur progres. Ekziston kornizë juridike dhe institucionale edhe pse ende mungon finalizim i rasteve të nivelit më të lartë të korrupsionit në gjykata. Korrupsioni mbetet i pranishëm në disa sfera dhe vazhdon të jetë problem serioz. Institucionet e obliguara për luftë kundër korrupsionit tregojnë mangësi të caktuara, ndërsa rrezik mbeten edhe ndikimet politike. Vendi ka miratuar standarde evropiane për luftë kundër krimit të organizuar, por duhet të vazhdojnë përpjekjet për implementimin e tyre. Janë ndërmarrë hapa për reformë të sistemit për ndjekje të komunikimeve të parapara me Prioritetet urgjente reformuese. Nevojitet luftë më efikase me disa forma të krimit siç janë larja e parave dhe krimi financiar. Koordinimi midis institucioneve relevante është kyç për ballafaqim më të suksesshëm me krimin e organizuar. KE vëren edhe se është shumë i vogël numri i rasteve dhe aktakuzave të proceduara për këtë lloj krimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail