Konkurrencë më e madhe për bashkëpunim me investitorët e huaj

Shkup, 20 prill 2018 (MIA) - Në organizim të Këshillit të investitorëve të huaj dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së bashku me Fakultetin e Makinerisë në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, sot do të mbahet konferencë ndërkombëtare me temë "Rritja e konkurrencës të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qëllim avancimin e bashkëpunimit të tyre me investitorët e huaj".
Në këtë ngjarje është paraparë fjalë rasti të mbajë Shtefan Peter, kryetar i Këshillit për investime të huaja pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Koço Angjushev, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomik, Darko Danev dekan i Fakultetit të Makinerisë në Shkup dhe Robert Minovski nga Fakulteti i Makinerisë - Shkup.
Në kuadër të ngjarjes do të debatohet për mundësitë për bashkëpunim më të madh midis investitorëve të huaj dhe kompanive vendase, me qëllim për të përforcuar lidhjet reciproke, ndërsa do të prezantohen edhe historitë e suksesshme të bashkëpunimit të krijuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail