Bekteshi: Janë harxhuar mjetet, përfunduan subvencionet për dritare PVC dhe kolektorë diellor

Shkup, 20 prill 2018 (MIA) - Edhe pse afatet ende zgjasin, qytetarët tanimë të mos aplikojnë për subvencione për kolektorë diellorë dhe dritare PCV ose të aluminit, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi në konferencë shtypi tha se mjetet janë harxhuar, sepse interesi tek amvisëritë ka qenë shumë i madh, ndërsa sistemimi i mbështetjes është realizuar sipas parimit ai që ka ardhur i pari, i pari shërbehet.
Siç theksoi Bekteshi, Ministria e Ekonomisë do të kërkojë subvencione plotësuese nga Qeveria me ribalancin e parë të buxhetit.
"Për kolektorë diellorë mbërritën mbi 900 aplikacione, ndërsa buxheti ka qenë gjashtë milionë denarë, ndërsa për dritare PVC janë dorëzuar më shumë se 1.400 kërkesa, ndërsa buxheti ishte 30 milionë denarë", theksoi ministri.
Ai edhe njëherë përkujtoi qytetarët që të mos aplikojnë as për mbështetje për stufa me peleta, sepse për shkak të interesit të madhe, është harxhuar mbështetja edhe për këtë masë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me punësimet e reja në Ministrinë e Ekonomisë, Bekteshi tha se nuk është informuar se pse nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit qeveritar, por në seancën e ardhshme, të martën do të kontrollojë, siç theksoi, se nëse ka ndonjë informatë nga Ministria e Shoqërisë Informatike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail