Boshnjakovski: Takim Dimitrov-Koxias deri në fund të muajit, mbetemi optimistë

Shkup, 20 prill 2018 (MIA) - Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski konfirmoi se deri në fund të muajt duhet të ketë takim të ri të shefave diplomatikë të Maqedonisë dhe Greqisë, NIkolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, por data e saktë ende nuk dihet.
"Deri në funt të muajit do të ketë takim të ri, ndërsa data ende duhet të konfirmohet midis ministrave të jashtëm. Ende jemi optimist të mëdhenj, siç paralajmëroi edhe kryeministri edhe ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, kërkojmë dhe presim të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët", tha Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për informacionet në mediat greke të cilat i transmetoi MIA se më 25 prill në Vjenë do të ketë takim të ri të Dimitrovit dhe Koxias me ndërmjetësin Methju Nimic.
Në lidhje me qëndrimin e MPJ-së greke se pavarësisht rekomandimit të marrë nga KE-ja për fillim të negociatave, megjithatë vendimin përfundimtar për këtë e sjell Këshilli i BE-së ku Greqia përsëri mund të vendosë bllokadë nëse nuk gjendet një zgjidhje për emrin, Boshnjakovski tha se Këshilli në gjashtë muajt e ardhshëm duhet të sqarohet, megjithatë çdo gjë tjetër në drejtim të negociatave për emrin vazhdon me dinamikën e paraparë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail