Nikollovski: Teknologjitë e reja në bujqësi duhet të jenë prioritet për secilin shtet

Shkup, 20 prill 2018 (MIA) - Implementimi i teknologjive të reja në bujqësi është prioritet për secilin shtet, i cili synon krijimin e një prodhimtarie bujqësore moderne, të zhvilluar dhe konkurrente, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, në konferencën ndërkombëtare "Së bashku për bujqësi të fortë digjitale", që po mbahet në Sofje.
Në panel diskutimin, ministri Nikollovski theksoi se Qeveria e Maqedonisë punon në mënyrë aktive në sistemet inovative bujqësore dhe në përparimin e teknologjive informative dhe komunikuese.
"Pas lidhshmërisë mes regjistrave dhe bazave të të dhënave të institucioneve relevante - Ministria, Agjencia Pagesore dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe digjitalizimi i parcelave të tokës përmes Sistemit për identifikim të parcelave të tokës, kemi arritur implementim të plotë të Sistemit Integrues për Administratë dhe Kontroll - ISAC. Parashtrimi i kërkesës për përkrahje shtetërore bëhet përmes rrugës elektronike, ndërsa Regjistri për ekonomi bujqësore dhe Rrjeti i të dhënave kontabiliste të ekonomive bujqësore (FADN) është ndërtuar me standarde më të larta", tha Nikollovski.
Si shembull pozitiv për implementim të teknologjive informative dhe komunikuese, Nikollovski e theksoi rajonin e Prespës, ku bujqit kanë mundësi të sjellin vendime më të mira për implementimin e pesticideve për 30 për qind dhe rritjen e efikasitetit në ujitje për 50-60 për qind.
Në kuadër të konferencës, ministri Nikollovski realizoi takim me kolegun e tij bullgar Rumen Porozhanov me të cilin dakorduan aktivitetet e përbashkëta dhe mbështetje nga Ministria bullgare e Modernizimit të bujqësisë dhe përgatitjes për procesin inkuadrues në Bashkimin Evropian.

Theks i veçantë është vendosur në ngritjen e shfrytëzimit zë IPARD, akreditimit të masave të reja dhe përforcimin e kapaciteteve njerëzore, për çka ministri bullgar theksoi se ekzistojnë në dispozicion për ndihmë eksperte në pjesën e shfrytëzimit të fondeve evropiane.
Nga Ministria e Bujqësisë informojnë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojnë takime të grupeve të punës për përmirësimin e tregtisë midis Maqedonisë dhe të Bullgarisë.
Konferencën në Sofje e organizon Ministria bullgare e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë, Organizatës për ushqim dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara dhe Institutit për agrostrategjisë dhe inovacioneve. Morën pjesë ministra të bujqësisë të BE-së, Turqisë dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të FAO-s, bujq dhe fermerë nga fusha e bujqësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail