Qendër moderne kontrolli për siguri në Demir-Kapi - Smokvicë

Demir-Kapi, 23 prill 2018 (MIA) - Siguria e trafikut në autostradën Demir Kapi - Smokvicë edhe në të dyja tunelet, që lëshohen sot në përdorim do të ndiqet përmes Qendrës së Kontrollit afër Negotinës. Me video mbikëqyrje 24-orëshe janë mbuluar tunelet në autostradës përmes së cilës deri te shoferët do të mbërrijnë paralajmërime në rast të aksidenteve, defekteve në sistem, mbyllja eventuale e trafikut...
Në të dyja tunelet janë instaluar 64 kamera. Qendra bashkon katër sisteme të veçanta përmes të cilave mes tjerash shoferëve to t'u mbërrijnë njoftimet e nevojshme me kyçje automatike përmes frekuencës së radiove në makina. Do të matet shpejtësia e lëvizjes, dendësia e trafikut, gazrat e shkarkuara...
Krahas pajisjes së sofistikuar me kamerë për video mbikëqyrje dhe siguri, të kapshme do të jenë edhe shërbimi zjarrfikës dhe i tërheqjes. Në Qendrën e kontrollit janë të angazhuar 17 persona, gjegjësisht nga katër këshilltarë për kontroll të trafikut dhe ESKADA kontrollorë, si dhe tetë teknikë. ndjekja e trafikut përmes Qendrës së kontrollit në të ardhmen do të zgjerohet përgjatë rrugës nga Velesi deri në Gjevgjeli.

Kjo është Qendra e parë e kontrollit në autostradat në Maqedoni. Qendër të këtillë do të ketë edhe afër Petrovecit për kontroll dhe menaxhim të trafikut nga Tabanoci deri në Veles, ndërsa është planifikuar të ndërtohet edhe në autostradën Kërçovë - Ohër. Të gjitha kontrollet do të integrohen në Pikë të përbashkët të kontrollit të locuar afër Petrovecit.
Me lëshimin në përdorim të aksit nga Denir Kapia deri në Smokvicë në gjatësi prej 28,2 kilometra përmbyllet me zgjidhje të plotë të autostradës - Korridor 10 nëpër territorin e Maqedonisë. Investimi arrin 270 milionë euro.
Në lëshimin në përdorim të autostradës do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, minsitri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe drejtori i Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, Kristijan Danielson.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail