Lëshohet në përdorim autostrada Demir Kapi - Smokvicë

Demir Kapi, 23 prill 2018 (MIA) - Lëshohet në përdorim autostrada Demir Kapi - Smokvicë, duke u përmbyllur zgjidhja e plotë e autostradës Korridori 10 në territorin e Maqedonisë.
Aksi i ri në një gjatësi prej 28,2 kilometra, do të shkurtohet për 25 minuta udhëtim në atë shtrirje të autostradës "Miqësia". Përmes saj në vit pritet të kalojnë 730.000 automjete, ndërsa udhëtimi i shpejtë dhe i sigurt duhet të kontribuojë për zhvillimin e ekonomisë dhe bashkëpunimit më të madh në rajon dhe integrim të tij me tregun evropian, u porosit në solemnitetin ku morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, drejtori i përgjithshëm për Politika Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian Kristijan Danielson, minsitri grek i Transportit dhe Lidhjeve Kristos Spirtiz, ministra ekonomikë në Qeveri...
Pas 28 kilometrave të reja të autostradës qytetarët do të mund të ngasin që nesër, ndërsa ceremonia e sotme e shënoi fillimin e fushatës "BE për Ty" për investime të BE-së në infrastrukturën transportuese.
"Ndërlidhja është hap themelor për barazimin e standardeve tona rajonale me ato të BE-së drejt të cilave na çojnë të gjitha rrugët. Kjo autostradë është njëra ndër to edhe në kuptimin tekstual. Kjo autostradë ndërlidh dhe të çon drejt BE-së. Ky aks i autostradës "Miqësia" në vetvete ka të ndërtuar tregim të sinqertë për mbështetje dhe bashkëpunim", tha kryeministri Zoran Zaev.
Siç potencoi Danielson, autostrada e re do ta lehtësojë lëvizjen, do ta nxisë rritjen ekonomike dhe do të sigurojë udhëtim të qëndrueshëm dhe të sigurt për kompanitë dhe qytetarët të cilët do ta shfrytëzojnë.
"Ndërtimi i aksit Demir Kapi - Smokvicë ishte me të vërtetë shumë projekt kompleks në pikëpamje të gjeologjisë, si dhe gjeoteknikës, përfshirë se kishte për ndërtim një numër të tuneleve, argjinatura të larta. Në të vërtetë realizimi i këtij projekti tregon se mundet që kompanitë vendore nga vendi juaj dorë për dore me kompanitë nga Republika e Greqisë të punojnë së bashku në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm", tha Danielson.
Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, Maqedonia u bë me pjesë të re moderne dhe të sigurtë të autostradës, të projektuar dhe ndërtuar sipas normave dhe standarteve evropiane për mbrojtje të mjedisit jetësor me të gjitha karakteristikat e nevojshme të sigurisë.
"Demir Kapi-Smokvicë teknikisht ishte pjesa më e vështirë për ndërtimin e Korridorit rrugor 10 në Maqedoni e cila kalon nëpër grykat malore të Demir Kapisë dhe terrenit të vështirë malor pas saj. Për ato arsye, kjo zgjidhje e autostradës paraqet lloj më bashkëkohor të ndërtimit sipas të gjitha standardeve evropiane dhe botërore", tha Sugareski.
Vlera e autostradës arrin 218 milionë euro në pjesën e ndërtimit dhe 10 milion euro për mbikëqyrje, ndërsa nga mjetet e tërësishme 70 milion euro janë grante nga BE-ja, ndërsa të tjerat janë hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Investuese Evropiane dhe gjashtë milion euro nga Buxheti shtetëror.
Përgjatë planit urbanistik të autostradës janë kryer mbi tetë milionë metra kub argjinaturë dhe gërmime të thella në terren, gjashtë ura, dy tunele me gjatësi prej mbi 1,2 kilometra, dy unaza në Miravc dhe Smokvicë, njëqind kanale. Është vendosur ndriçim modern energjetik dhe efikas në tunele, si dhe sisteme për ventilim dhe detektim dhe shuarje të zjarrit, për mbushje rezerve me energji elektrike, si dhe SCADA sistem për monitorim dhe menaxhim në komunikacion.
Në autostradën e re duhet të ketë dy pikëpagesa, në Gjevgjeli dhe në Demir Kapi, për të cilat para një muaji ishte marrë leje ndërtimi dhe pritet të përfundojnë për rreth tetë muaj. Autostradën e ka ndërtuar kompania greke "Aktor".
Siç potencuan në ceremoninë e sotme kryeministri Zaev dhe ministri Sugareski, për pjesën e autostradës të filluar gjatë pushtetit paraprak, si dhe për projekte të tjera të filluara, është dhënë premtim se do të përfundojnë.
Aktivitetet gjashtëvjeçare në terren, i shënuan me akuza dhe kritika mes të dy garniturave. Në tetor të vitit të kaluar Qeveria me aneks të marrëveshjes për ndërtim e vazhdoi afatin për përfundimin e autostradës deri në shkurt të këtij viti që të përfundojnë punët ndërtimore për ndërtimin e Qendrës kontrolluese në Negotinë dhe për dislokimin e largpërçuesit të MEPSO-s. Prokuroria Publike Speciale muajin e kaluar publikoi se hap hetim në emër të "Aktor" për ndërtimin e autostradës Demir Kapi-Smokvicë në raport, siç pohojnë, të favorizimit të tenderit "Aktor". Në "Aktor" ka dyshime edhe për larje të parave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail