Mesazhi i Reis ul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e Muajit të Ramazanit, 2018

Shkup, 15 maj 2018
Mesazh i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e Muajit të Ramazanit, 2018
“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë…” (El Bekare, 185)
Të dashur besimtarë, motra e vëllezër,
Me një kënaqësi të veçantë po ju lajmëroj se, nga dita e nesërme, për një muaj rresht do të jemi duke agjëruar, duke u lutur e kryer ibadete që e përforëcojnë besimin tonë, që e shtojnë devotshmërinë, dashurinë, respektin, humanizmin tonë.
Muaji i Ramazanit është muaji i dritës, është muaji i Natës së Kadrit, muaj i të vetmës rrugë të drejtë, është muaj indriçimit të mendjes e të zemrës, është muaj i përkushtimit ndaj më të dashurve tanë, ndaj fqinjëve tanë si dhe ndaj jetimëve, skamnorëve, të varfërve dhe ndaj atyreve që janë në nevojë.
Motra e vëllezër! Agjërimin nuk duhet kuptuar vetëm si abstenim i përkohshëm nga kënaqësitë trupore e shpirtërore. Agjërimi është një lloj marrëveshje unanime për të përcjellë mesazhe të përbashkëta. Mbarë bota myslimane agjëron dhe, përmes këtij akti të shenjtë kjo botë dëshmon se është në gjendje të sakrifikojë me vullnet e dëshirë për të dëshmuar se ka përkushtim të paluhatur ndaj Krijuesit Fuqiplotë, dëshmon se ka dashuri dhe dhembshuri ndaj krijesave të Zotit Mëshirëplotë, dëshmon se ka vetëdije dhe shpirt human për ta ngrohur e përgëdhelur shpirtin e çdo krijese të Zotit Absolut. Prandaj, motra e vëllezër, ju ftoj që t’i bashkangjiteni me plotë gëzim e lumturi kësaj bote e cila ka rastin që për një muaj të tërë të jetë sa më pranë Allahut xh. sh., t’i lutet Atij dhe vetëm prej tij të kërkojë falje dhe mirësi.
Mbi të gjitha, besimtarë të dashur, në këtë Muaj të Agjërimit, jemi të nderuar si të përzgjedhur për të rrezatuar vetëm dashuri, mirëkuptim, tolerancë; jemi të porositur që të mbajmë fort në dorë bajrakun e lirisë dhe të paqes. Nuk ka kacafytje, nuk ka nervozizma, nuk ka sharje e ofendime, sepse, në këtë muaj ne agjërojmë, ne jemi më pranë Zotit, plotë dashuri e respekt. Prandaj, motyra e vëllezër, duke ju ftuar në agjërim, ju uroj një muaj të begatshëm me të gjitha të mirat e Zotit si dhe një agjërim të mbarë.
Ju qoftë për hajër ky muaj i bekuar i Ramazanit dhe paçi bekimin e Allahut Mëshirëplotë!
____________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail