Merkel: Marrëdhëniet midis BE-së dhe SHBA-së të rrezikuara për shkak të marrëveshjes bërthamore iraniane

Jerusalem, 15 maj 2018 (MIA) - Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së janë të rrezikuara për shkak të vendimit të Uashingtonit për tërheqje nga marrëveshje bërthamore iraniane, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.
"Evropa nuk ishte e verbër për aktivitetet e Iranit, por besonte se respektimi i marrëveshjes bërthamore është mënyra më e mirë për progres", deklaroi Merkel në fjalimin në Kongresin e Konfederatës së Sindikatave Gjermane.
Presidenti amerikan Donald Tramp më 8 maj bëri të ditur se SHBA-ja tërhiqet nga Marrëveshja për programin bërthamor iranian dhe paralajmëroi ripërtëritjen e sanksioneve drejt Iranit, të cilat ishin pezulluar konform dokumentit.
Tramp vlerësoi se marrëveshja është e keqe dhe se i mundëson Iranit mot t'i respektojë përkufizimet dhe të punojë në prodhimin e bombës atomike.
Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca e dënuan vendimin e SHBA-së dhe u bënë thirrje vendeve të tjera nënshkruese të mbesin të përkushtuara në obligimet e Marrëveshjes.
Marrëveshja për programin bërthamor iranian në vitin 2015 e nënshkruan Irani dhe pesë vendet e përhershme të Këshillit të Sigurisë së KB-së - Britania e Madhe, Kina, Rusia, SHBA-ja dhe Franca plus Gjermania.
Me Marrëveshjen, zyrtarisht të quajtur Plan veprues gjithëpërfshirës i përbashkët, Irani u pajtua në përkufizimin e programit të tij bërthamor në ndërrim të pezullimit të sanksioneve ndërkombëtare drejt vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail