TV duel Zaev-Mickovski është e mundur në çdo kohë, mbetet të saktësohet koha dhe lokacioni

Shkup, 16 maj 2018 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm në çdo kohë në cilindo televizion kombëtar të debatojë në të gjitha temat në dobi për opinionin në duelin eventual të liderëve, i cili absolutisht do të ndodhë, ndërsa mbetet vetëm të saktësohet koha dhe lokacioni, thotë zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, pas kërkesës së sotme të liderit të VMRO-DPMNE-së opozitar, Hristijan Mickovski për TV duelin me kryeministrin.
"Parim bazë i punës së kryeministrit Zaev është transparenca dhe kështu funksionon edhe Qeveria. Për vite me radhë kemi kërkuar duel, çdoherë kemi qenë të gatshëm, komunikojmë në dy drejtime dhe si Qeveri jemi të hapur për duele, debate, pyetje të gazetarëve në konferenca për shtyp", tha sot Boshnjakovski.
Siç përmendi, dueli i fundit i kryeministrit në shtet ka qenë në vitin 1998, gjegjësisht para 20 viteve të plota.
Në konferencën e rregullt për shtyp, Boshnjakovski theksoi edhe se ndoshta VMRO-DPMNE-ja ka të drejtë se nuk është numri i saktë për këshilltarët e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që e publikoi dje Qeveria, sepse, siç thotë, ai do të jetë edhe më i madh pasi do të gjenden dhe përpunohen të dhënat për periudhën nga viti 2006 deri në 2010.
"Opozita doli me informacion dje se numri prej 91 këshilltarëve ndoshta edhe nuk është i saktë. Është e mundur të kenë të drejtë sepse të dhënat nga viti 2006 deri në vitin 2010 nuk janë përpunuar, kështu që me siguri numri do të jetë shumë më i madh se 91. Për momentin, me numrin e këshilltarëve të Nikolla Gruevskit nga viti 2010 deri në vitin 2016, shuma është rritur për trefish nga këshilltarët e kryeministrit aktual Zoran Zaev, që do të thotë në momentin kur do t'i gjejmë dhe do t'i gjejmë dokumente nga viti 2006 deri në vitin 2010, kjo shumë sigurisht do të jetë më shumë se trefish më e madhe", tha Boshnjakovski.
Shërbimi qeveritar për media dje publikoi se për 91 këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të ish-kryetarit të Qeverisë, Gruevski, në vit janë ndarë 1.73 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail