Në Maqedoni për herë të parë metodë "thikë uji" për polipe dhe tumore në zorrën e trashë dhe në stomak

Shkup, 18 maj 2018 (MIA) - Metodë e re në trajtimin e polipeve dhe tumoreve në zorrën e trashë dhe stomak me të a.q. "thikë uji" sot zbatohet ndaj tetë pacientëve të selektuar në Klinikën universitare për Gastroenterohepatologji në Shkup. Kjo metodë për herë të parë bëhet në Maqedoni dhe në rajon.
Me zbatimin e një lloji të tillë të metodës në Klinikë, tek pacientët me polipe dhe tumore në zorrën e trashë dhe stomak, nuk do të duhet të kryhet intervenim kirurgjik.
Metodën e kryejnë gastroenterohepatologët të cilëve u ndihmon profesor dr.Ajhov Aksel, shef i endoskopisë në Hanau, klinika në Gjermani.
Drejtoresha e Klinikës, Kalina Grivçeva Stardelova deklaroi se dy nga tetë pacientët janë me lloj të rrallë të tumorit nën shtresën e parë të epitelit të stomakut me tumore, ndërsa gjashtë pacientë janë me tumore të tilla në zorrën e trashë dhe me polipe të mëdha të cilët nuk nxirren në mënyrë rutinore me aparaturë të cilën e kanë me polipektome klasike.
Sqaroi se bëhet fjalë për "thikë uji" e cila gjatë procedurës shkon në ujë të rrjedhshëm që mundëson më lehtë të shihen enët e gjakut, ku ka gjakderdhje dhe nëse ka gjakderdhje, ndërsa ka shumë enë të imëta të gjakut të cilat ku do të priten do të paraqitet gjakderdhje dhe do të intervenohet që kjo të ndalojë.
Profesor dr.Ajhov Aksel deklaroi se është i kënaqur nga ajo që e ka parë nga ekipi i endoskopëve të Klinikës dhe pajisja që e kanë.
Siç sqaroi, punëtoria endoskopike ka filluar me nxjerrjen e tumorit të madh në rektumin e pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Në atë procedura është ardhmëria e endoskopisë dhe mjekimit të një lloji të tillë të tumoreve me qëllim që pacientët të mos kenë shenja të mëdha pas intervenimit kirurgjikal, tha Aksel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail