Zaev: Forumi ekonomik i Vjenës, rast i mirë që të afirmohen lidhjet mes ekonomisë dhe biznesit me politikën

Shkup, 18 maj 2018 (MIA) - Iniciativat dhe projektet e përbashkëta të vendeve nga Ballkani Perëndimor janë rezultat i reformave thelbësore dhe të bashkëpunimit të vendeve nga rajoni, porositi kryeministri Zoran Zaev në Forumin ekonomik të Vjenës në Sofje, që e organizoi si pjesë të Samitit për Ballkanin Perëndimor të BE-së me temë "Lidhje".
Kryeministri Zaev në Sofje u shoqërua nga zëvendës kryeministri Koço Angjushev dhe nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Zaev dhe Angjushev dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, që e kanë nënshkruar ministri Bekteshi dhe ministrja bullgare e Energjetikës, Temenushka Petkova.

Në punën e sesionit plenar të forumit, ku morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve nga rajoni, Zaev theksoi se një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë është t'i përforcojë marrëdhëniet fqinjësore, që të përforcohet kapaciteti dhe gatishmëria e rajonit që t'i realizojë standardet e BE-së, si qëllim i përbashkët i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Kryeministri Zaev theksoi se Forumi ekonomik i Vjenës është rast i mirë që të afirmohen lidhjet mes ekonomisë dhe biznesit me politikën me iniciativat e përbashkëta, me çka krijohen partneritete mes qeverive dhe shoqërive nga Ballkani Perëndimor për të ardhmen e qytetarëve nga rajoni.
"Më lejoni t'u japë një shembull: Me Bullgarinë nënshkruam Marrëveshje për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Pa ndërmjetësim të huaj. Tani i nxjerrim rezultatet. Tregtia mes dy viteve u rrit për 12 për qind. Ky është shembull i mirë dhe nxitje për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale për të tjerët në rajon", tha kryeministri Zaev.
Ai, siç informoi pres shërbimi qeveritar, informoi për sesionet e përbashkëta ndërqeveritare (G2G) me Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë.
Kryeministri Zaev, në këtë kontekst, foli edhe për bisedat me Greqinë dhe informoi se në takimet e fundit janë prezantuar më shumë obsione për zgjidhje të mundshme, ndërsa një prej tyre, paralajmëron zgjidhje që mund të jetë e pranueshme nga të dy palët.
"Gjatë vitit të kaluar punuam me mund që t'u tregojmë fqinjëve dhe miqve tanë se Maqedonia është në rrugën e duhur", tha Zaev dhe i njoftoi të pranishmit me përfitimet kryesore nga procesi reformues në vend, të përfshira me Planin 3-6-9, dhe potencoi se mirënjohja më e madhe për përparimin e Maqedonisë erdhi nga Komisioni Evropian me rekomandimin që Këshilli i BE-së të marrë vendim që të hapë negociata inkuadruese me Republikën e Maqedonisë.
Kryeministri theksoi se një nga misionet më të rëndësishme të liderëve dhe të udhëheqësive politike nga rajoni në Samitin e BE-së është t'i motivojmë dhe bindim liderët e BE-së që ta pranojnë Ballkanin Perëndimor në vizionin evropian për Ballkanin Perëndimor.

Zëvendës kryeministri Angjushev, megjithatë, nënvizoi se për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit, krahas implementimit të masave ekonomike, me rëndësi të posaçëme është të sigurohet stabilitet politik dhe sundim i së drejtës dhe shtoi se në këtë drejtim Qeveria zbaton një sërë reformash në të gjitha sektoret.
"Republika e Maqedonisë, si vend i vogël, duhet ta rrisë bashkëpunimin me vendet nga rajoni dhe përmes bashkëpunimit të rritur rajonal të përshpejtohen integrimet evropiane. Rritja e bashkëpunimit rajonal është diçka ndaj së cilës të gjitha qeveritë në rajon duhet të përkushtohen. Kjo nënkupton aktivitete në tejkalimin e barrierave administrative, të cilat tani ekzistojnë, por edhe realizimin e projekteve infrastrukturore kapitale për lidhjen tonë të ndërsjellë", tha Angjushev.
Ai potencoi se Qeveria do të përkushtohet në relaizimin e projekteve me të cilat do të kontribuohet ndaj bashkëpunimit më të mirë rajonal, e posaçërisht fokus do të vendoset në realizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të korridorit tetë.
"Morëm sinjale pozitve nga institucionet financiare ndërkombëtare për përkrahje në realizimin e projekteve infrastrukturore. Ato mjete do të dedikohen për ndërtimin e rrugëve, hekurudhës, si dhe rrjetit gazsjellës dhe konektimit me gazsjellësin Transadriatik (TAP) dhe terminalet për gaz natyror në Greqinë fqinje. Punojmë edhe në përforcimin e infrastrukturës në transmetimin elektro-energjetik dhe në këtë drejtim investohet në ndërtimin e largpërçuesit 400-kilovoltësh, i cili do t'i lidh Maqedoninë dhe Shqipërinë", tha Angjushev.
Ministri Bekteshi potencoi se nënshkrimi i memorandumit është rezultat i liberalizimit që sigurohet me zjgidhjet e reja ligjore për energjetikë në Republikën e Maqedonisë dhe në klimën e volitshme të miqësisë dhe përkrahjes së ndërsjellë, e cila del nga Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
"Një nga qëllimet e kësaj iniciative është që vendi i ynë të përfshihet në tregun e brendsëm të energjisë elektrike në Evropën Juglindore, me qëllim që pjesëmarrësve në treg t'u ofrohen mundësi të reja afariste për tregi tejkufitare për arritjen e efikasitetit, çmimeve konkurrente dhe standardeve më të larta për shërbime", tha Bekteshi.
Krahas inkuadrimit të vendit tonë në tregun e brendshëm të energjisë elektrike në Evropën Juglindoore, shtoi, operatorët e sistemit për transmetim do t'i rrisin kapacitetet për transmetim tejkufitar në rajon me ndërtimin e përçuesve të rinj, ndërsa organet rregullatore do ta harmonizojnë kornizën rregullatore për integrim të tregut.
"Si rezultat i tërë kësaj, të rritet siguria në furnizimin me energji elektrike, si çështje kyçe për funksionimin e suksesshëm të rrjetit elektrik në rast të situatave operative, të cilat vështirë mund të parashikohen", tha Bekteshi.
Sipas tij dhe Petkovës, të dy palët gjatë periudhës së ardhshme do t'i finalizojnë të gjitha marrëveshjet e nevojshme për zbatimin me kohë të bashkimit tregtar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në kornizën e propozuar kohore, në tremujorin e dytë të vitit 2019.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail