Cipras dhe Pavlopulos nesër do të bisedojnë për vijimin e negociatave për emrin

Athinë, 18 maj 2018 (MIA) - Në pallatin presidencial në Athinë nesër paradite në ora 9:30, kryeministri grek Aleksis Cipras do ta njoftojë presidentin Prokopis Pavlopulos për vijimin e negociatave rreth emrit, kumtojnë nga kabineti i Ciprasit.
Pas takimit me Pavlopulos, kryeministri grek për temën e njëjtë, por përmes telefonit do t'i njoftojë liderët e partive politike, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç njoftoi paraprakisht MIA, burime qeveritare greke mëngjesin e sotëm i brifuan mediat në vend se Cipras gjatë fundjavës do t'i njoftojë presidentin e shtetit dhe kryetarët e partive për rrjedhën e bisedimeve rreth emrit, duke sqaruar se Athina nuk heq dorë nga pozicioni i saj për emrin erga omnes dhe revizion kushtetues, si parakushte kryesore që të ekzistojë marrëveshje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail