Zaev për nesër ka caktuar takim të liderëve - do të informojë për negociatat për emrin

Strugë, 18 maj 2018 (MIA) - Shumë opsione janë shqyrtuar, një ndër opsionet mund të jetë fundi i procesit, me zgjidhje të plotë e cila asnjëherë më shumë nuk do të hapë probleme të tilla midis dy shteteve fqinje si Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, deklaroi kryetari i Qeverisë Zoran Zaev sot në tribunën "Të rinjtë MKEU - mundësi pa kufi".
Kryeministri Zaev paralajmëroi se për nesër në orën 13 ka konvokuar takim të liderëve në Klubin e deputetëve, që t'i informojë liderët e partive për detajet nga takimi me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe për mundësinë që të jepet shans për zgjidhje eventuale që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.
"Do të doja të ruhet rendi, të ketë infomim për detajet. Fillimisht ta njoftoj presidentin e shtetit, liderin e opozitës, liderin e partisë më të madhe shqiptare, kryetarin e Kuvendit. Ky është rendi, që të kemi shans të ndërtojmë koncensus kombëtar për një çështje të këtillë shumë të rëndësishme. Menjëherë pas takimit do të jap deklaratë dhe të gjithë këtë do ta ndajmë me opinionin", tha Zaev.
Ai sqaroi se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov tashmë i ka kontaktuar të gjithë të ftuarit në takim, duke shfaqur bindje se të gjtihë do të jenë të pranishëm në takim, nga atje që bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme që të anulohet bisedë në temën.
Zaev theksoi se në takimin e caktuar me liderët partiakë nuk është planifikuar të bisedohet për çështjen rreth emrit, duke sqaruar se edhe procesi "Zhan Mone" është përkushtuar në një çështje shumë të rëndësishme, ashtu që plotësisht do të përkushtohet pikërisht ky proces.
Kryeministri nuk deshi të komentojë si është qëndrimi i tij si qytetar, e jo si kryeministër, lidhur me propozimin e mundshëm që publikohet në media, duke apeluar në durim që të hapet shans të ketë sukses procesi negociues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail