Shilegov: Qyteti i Shkupit do të punësojë 50 zjarrfikës të rinj

Shkup, 21 maj 2018 (MIA) - Në stacionin zjarrfikës në Autokomandë sot solemnisht u shënua 20 Maji - Dita e zjarrfikësve.
Shënimi filloi me rreshtimin solemn të zjarrfikësve, ndërsa komandanti i Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse, Zvonko Tomeski i parashtroi raport kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kumtoi shërbimi i Qytetit të Shkupit.
Shilegov ia uroi Ditën zjarrfikësve dhe u falënderoi për përkushtimin dhe sakrifikimin në kryerjen e profesionit.
Ai theksoi se Qyteti i Shkupit investon në pajisimin dhe në modernizimin e Brigadës zjarrfikëse.

"Këtë vit nga buxheti i Qytetit të Shkupit për Brigadën për mbrojtje zjarrfikëse kemi ndarë gjithsej 134 milionë denarë. Në këto mjete është paraparë edhe furnizim i shkallës së re automekanike zjarrfikëse, minimum 75 metra të gjatë dhe furnizim të dy automjeteve autocisterna. Është porositur edhe simulator i ri për goditje të zjarrta, që përdoret për stërvitje përmes simulimit të kushteve reale të zjarrit. Këto janë vetëm një pjesë e nevojave vijuese të një Brigade bashkokhore për mbrojtje zjarrfikëse", tha Shilegov.

"Këtë vit në Brigadën për mbrojtje zjarrfikëse është paraparë të pranohen 50 zjarrifkës të rinj. Në pajtim me standardet evropiane, proporcioni është një zjarrfikës në 1.500 banorë, ndërsa gjendja momentale në Shkup është një zjarrfikës në 3.500 banorë", theksoi Shilegov.
Në fjalimin e tij, Shilegov potencoi se këtë pajisje kohë të gjatë e kanë pritur dhe për këtë shkak, Qyteti e furnizon këtë vit, si dhe se janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre për pajisje të re bashkokohore, në pajtim me standardet evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail