Shkupi dhe gjashtë komuna do të fitojnë mjete për sistemet e kanalizimit

Shkup, 21 maj 2018 (MIA) - Mjete financiare do të fitojnë Qyteti i Shkupit dhe komunat Manastir, Shuto Orizare, Berovë, Tetovë, Likovë, Vrapçisht, për përpunimin e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin e sistemeve për kanalizim dhe sistemit për dërgimin dhe pastrimin e ujërave të zeza.
Këtë e parashohin marrëveshjet të cilat sot i firmosën ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe të komunave Manastir, Shuto Orizare, Berovë, Tetovë, Likovë, Vrapçisht. Mjetet janë ndarë në përputhje me programin për investim në mjedisin jetësor për këtë vit dhe janë me lartësi prej 45 milionë denarë, ndërsa janë paraparë për 36 komuna për 42 projekte.
Ministri Duraki theksoi se mjetet shpërndahen në fushat të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujit, mbrojtjen e natyrës dhe llojllojshmërisë biologjike, ngritjen e ndërgjegjes së opinionit, edukimin dhe trajnimin në mjedisin jetësor dhe në inkurajimin e studimeve arsimore, kërkimore dhe zhvillimore, programe, projekte dhe aktivitete të tjera për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor dhe natyrës.

"Me atë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon edhe financiarisht të ndihmojë vetëqeverisjen lokale në pjesën e avancimit dhe mbrojtjes së cilësisë së ujërave, sepse me atë sigurohet jo vetëm mjedis më i pastër jetësor, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejt ndikon mbi shëndetin e banorëve", shtoi Duraki.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se me firmosjen e marrëveshjes, Qyteti i Shkupit do t'i fitojë dy milionë denarë nga Ministria për ndërtimin e kanalizimeve fekale nga kolektori atmosferik ekzistues në komunën e Çairit.
Potencoi se ato dy milionë denarë e paraqesin një të tretën e totalit të mjeteve financiare të nevojshme për realizimin e këtij projekti. Pjesa tjetër, theksoi, se do të sigurohet nga Qyteti i Shkupit me ç'rast përfundimisht rruga me trafik të dendur "155" në Komunën e Çairit, do të fitojë kanalizim fekal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail