Koxias: Të pranojmë njërin nga propozimet e Nimicit

Uashington, 22 maj 2018 (MIA) - Greqia e përkrah nevojën të pranohet një emër nga propozimet e Nimicit, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në deklaratë për korrespondentët grekë nga SHBA-ja, pas takimit me sekretarin shtetëror amerikan Majk Pompeo.
Me këtë deklaratë edhe Koxias, në mënyrë indirekte e hodhi poshtë emrin "Republika e Maqedonisë së Ilindenit", gjithashtu që Greqia e hodhi poshtë edhe njërin nga pesë propozimet e ndërmjetësuesit Methju Nimic për emrin "Republika e Maqedonisë (Shkupi).
"Ne e përkrahim nevojën të pranojmë njërin nga emrat që i propozoi Nimic. Nuk pajtohemi, siç e dini, me emrin e pestë të propozimeve të tij dhe të shkojmë përpara drejt miratimit të një plani strategjik për bashkëpunim miqësor me këtë vend në të ardhmen, me emrin e tij të ri", tha Koxias.
Shefi i diplomacisë greke sqaroi se për çështjen e emrit nuk ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan Pompeo, por ajo ka qenë temë e takimeve, dje dhe pardje, me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Ves Miçell.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Nikos Koxias nuk zbulon se çka ka biseduar saktë me Miçell, por thotë se "askush nuk e detyron Greqinë në asgjë", në raport të mbylljes së çështjes, sepse e ka iniciativën për procedurat dhe të gjithë në mënyrë pozitive ndjekin se si një vend me politikë të jashtme aktive promovon zgjidhje".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail