"Transparensi": "Veprimtarët" Lazarevski dhe Kostovski janë nominuar për çmimin e PE-së

Shkup, 22 maj 2018 (MIA) - Informatorët Gjorgje Lazarevski dhe Zvonko Kostovski kanë hyrë në pesë kandidatët e nominuar për të marrë çmimin prestigjioz për mbrojtjen e informimit dhe të drejtën e informimit që sivjet për herë të parë e ndan Parlamenti Evropian për nder të gazetares Defne Karuana Galicia që u vra gjatë një eksplozivi në Malta.
Lazarevski dhe Kostovski janë nominuar nga "Transparensi Maqedoni", por për ata janë dorëzuar edhe nominime të pavarura nga gazetarët Sinisha Stankoviç dhe Zhaneta Skerlev, si dhe nga koalicioni i veprimtarëve nga EJL për të mundësuar publikimin e të vërtetës për Maqedoninë përmes informacioneve për përgjimin e paligjshëm nga ana e pushtetit të mëparshëm në Maqedoni, u theksua në pres konferencën e sotme të "TI".
Siç theksoi kryetarja e "Transparensi Maqedoni" Sllagjana Taseva, shpreson se Lazarevski dhe Kostovski do të fitojnë çmim sepse mundësuan që e vërteta të dalë në sipërfaqe dhe erdhi në transformimin e pushtetit në Maqedoni.
Gjorgji Lazarevski, i cili ishte i pranishëm në pres konferencën e sotme, theksoi se ende po përballen me frikën për sigurinë e tij dhe sigurinë e familjes së vet dhe shtoi se ai duhej të largohej nga puna në MPB, ndërsa kolegut të tij i paraqet stres edhe paraqitja e përditshme në publik për atë arsye dhe nuk kishte ardhur.
I pyetur nëse deri tani e ka kontrolluar atë dikush, ndërsa veçanërisht kryeministri Zoran Zaev, i cili në kohën e publikimit të "bombave" i quajti heronj atë dhe kolegun e tij, tha se askush deri tani nuk e ka kontrolluar dhe shtoi se për herë të parë publikisht ka treguar se ka dëshirë të kthehet në vendin e tij të mëparshëm në MPB dhe atje të pensionohet.
Theksoi se aktualisht zbatohet ligji i vjetër për përgjime dhe shtoi se e përshëndet krijimin e OTA si agjenci e veçantë dhe deri tani nuk ka menduar për t'u kandiduar në vendin e drejtorit të Agjencisë.
Përveç Lazarevskit dhe Kostovski për marrjen e çmimit janë nominuar edhe gazetari sllovak Jan Kucijak i cili u vra në janar të këtij viti, themeluesi i "Uikilis" Xhulijan Asanzh, punonjësja e mëparshme në Bankën Pilatus, Marija Efimova dhe një punonjësi i mëparshëm në Prajsvter kuper, Rafael Palet. Për të shpërblyerin është paraparë çmim prej 5.000 eurosh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail