Sot do të realizohet biseda telefonike Zaev-Cipras, paralajmërojnë mediat greke

Athinë, 11 qershor 2018 (MIA) - Në orët në vazhdim, sipas mediave greke do të realizohet biseda telefonike ndërmjet Zoran Zaevit dhe Aleksis Cipras.
Pas takimit me Cipras, që zgjati rreth një orë e gjysmë, Nikos Koxias, nuk dha deklaratë zyrtare, por në pyetjen e gazetarëve "a do të realizohet sot biseda telefonike e kryeministrave të të dy vendeve", Koxias u përgjigj shkurt "do të bëhet".
Siç raportoi më herët korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke pa u planifikuar dhe pa u paralajmëruar më parë pati një takim me Aleksis Cipras në pallatin kryeministror, ndërsa këtë takim, mediat greke dhe gazetarët e lidhin me bisedën telefonike ndërmjet kryeministrave të dy vendeve.
Komentet në Greqi janë se periudha kohore për bisedën telefonike po ngushtohet, duke marrë parasysh atë se shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias më 13 dhe 14 qershor do të qëndrojë në Moskë në takime me kolegun e tij rus, Sergej Llavrov, ndërsa në periudhën e njëjtë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shkon për Frankfurt.
Të enjten, në rend dite në Greqi është votimi në parlament i draft-ligjit të ri që ka të bëjë me strategjinë financiare për periudhën 2019-2022.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail