Osmani: Po afrohet momenti për valorizimin praktik të Raportit të KE-së

Shkup, 11 qwrshor 2018 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 47-të, filloi debat për Raportin e Komisionit evropian për përparimin e Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, duke e prezantuar Raportin, potencoi se në dy javë deri te Samiti i BE-së, po afrohet momenti i valorizimit të tij praktik lidhur me rekomandimin për fillimin e negociatave.
"Sigurisht në fund do të jetë vendim politik, i cili është i ngarkuar edhe nga konteksti politik në të cilin ndodhet vendi, rajoni dhe BE-ja, por obligimi ynë është që deri në momentin e fundit ta bindim secilin vend anëtar se RM-ja e meriton këtë dhe se meritojmë hapje të negociatave", tha Osmani.
Konfirmimi për këtë, shtoi ai, mund të gjendet në përmbajtjen e Raportit, ku në aspekt të kritereve politike, Maqedonia është në vendin e parë sipas përparimit të arritur. Ky është vlerësimi më i lartë për suksesin e implemnentimit të Planit 3-6-9, qëllimi i të cilit ishte adresimi i reformave urgjente prioritare që ta shpëtojmë vendin nga kriza e thellë politike dhe institucionale dhe ta kthejmë në agjendën euroatlantike", tha Osmani.
Ai tha edhe se sipas Raportit të KE-së, Maqedonia është vendi i parë në Ballkan edhe sipas kritereve ekonomike lidhur me afrimin drejt BE-së, e në aspekt të harmonizimit të legjislaturës së vendit me atë evropiane, është krah për krahu me Serbinë dhe Malin e Zi, të ashtuquajtura vende udhëheqëse në rajon, me të cilat prej paradokohe po negociohet dhe të cilat kanë përparim në plotësimin e atij kriteri.
"Gjatë këtij procesi, krijuam cilësi të re politike në zbatimin e reformave nga Plani 3-6-9", tha Osmani, duke e vlerësuar pozitiv punën e opozitës, e cila edhe pse është përfshirë në fund të implementimit të reformave, ka luajtur rol të konsiderueshëm për arritjen e konsenzusit dhe për suksesin e vet procesit.
Gjatë debatit, deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Popovski tha se KE-ja nuk bën raporte për Qeverinë, por për shtetin dhe se në raport ka të drejta dhe përgjegjësi prej të cilave nuk duhet të iket. Fokusi i ynë më i madh, porositi, duhet të jenë reformat e brendshme, të cilat priten prej nesh.
"Në BE neve nuk na presin që të na zgjidhin problemet, por të ndihmojmë në problemet aty dhe të tregojmë se kemi kapacitet t'i zgjidhim vet tonat", tha Popovski.
Problemi ynë më i vogël, vlerësoi është vendimi politik dhe besoj se liderët në BE do të shohin sa i duhet Maqedonia BE-së për stabilitetin në rajon. Problem më i madh është kapaciteti ynë dhe në këtë rast kapaciteti i kësaj Qeverie të gjenerojë reformat, me të cilat Evropa nuk do të ikë nga ne, theksoi Popovski.
Në replikë, Goran Misovski nga PRSD theksoi se Maqedonia deri më ta i është mike me të gjithë në botë kundrejt më parë kur ishte shtet i izoluar.
"Puna nikoqire kundrejt shpenzimit të prishur të parave të qytetarëve, rrogave më të larta për të gjithë kundrejt shkeljes mbi hallin e qytetarëve, Qeveri e lirë dhe e hapur kundrejt frikës, manipulimit dhe shtetit të robëruar, nxënës të motivuar dhe të shkarkuar, arsimtarë dhe prindër kundrejt eksperimenteve të keq arsimuara dhe kontrollit partiak dhe ideologjik. Miq me të gjithë në botë kundrejt shtetit të izoluar", tha Misovski.
Sipas Artan Grubit nga BDI-ja, rekomandimi i nëntë për Maqedoninë në Raport dallohet nga parapraket me atë atë që shënon përfundim të krizës së thellë politike në vend.
"Fjala kryesore është përfundimi i krizës dhe kthimi i i besimit të qytetarëve në institucionet e RM-së dhe në procesin dhe kredibilitetin e ëndrrës euroatlantike. Këtu synimin e kemi të përbashkët dhe shpresoj se do të vazhdojmë së basku", tha Grubi.
Neve, vlerësoi nuk na duhet Brukseli që të na thotë se duhet të punojmë, se duhet të kemi media të pavarura, t'i zgjidhim çështjet me fqinjët për çka na duhet konsensus i brendshëm pa u etiketuar.
Grubi theksoi se edhe nuk mund të kthehet në lexim të tretë një ligj me flamur evropian, pa dallim të argumenteve politike nëse ai duhet apo nuk duhet dhe pse nuk mundet presidenti i shtetit të nënshkruajë dekret të ligjeve me flamur evropian i votuar tre herë në Kuvend. "Nuk na duhet Brukseli të vijë të na thotë se nuk duhet të parashtrohen 40.000 amendamente në lexim të tretë, sidomos për ligjin që mban flamur evropian. Nuk duhet Brukseli të na thotë sepse e dimë vetë, prononcohemi në mënyrë deklarative, e pastaj e bëjmë krejt të kundërtën", tha Grubi.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pauzë deri në ora 15.30, me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, i cili reagoi në mungesë të kryeministrit Zoran Zaev nga debati dhe largimi nga seanca kuvendore e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, kundrejt, siç tha, angazhimeve se eurointegrimi është prioritet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail