Në një klimë të mirë biseda telefonike Zaev - Cipras

Shkup, 11 qershor 2018 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev sot ka pasur bisedë telefonike njëorëshe me kryeministrin grek Aleksis Cipras.
Biseda është realizuar midis orës 14 dhe 15 sipas kohës së Maqedonisë, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria e RM-së.
Zaev dhe Cipras kanë biseduar për çështjet e tjera dhe kanë shqyrtuar disa ide për zgjidhje. Është dakorduar gjatë ditës së nesërme të kenë edhe një bisedë telefonike.
Pothuajse në të njëjtën kohë biseda është konfirmuar nga Qeveria greke.
Në një klimë të mirë ka kaluar biseda telefonike e Zaevit dhe Ciprasit, kumtojnë nga Kabineti i kryeministrit grek, ndërsa pas bisedës njëorëshe, të dy kryeministrat janë dakorduar nesër në mëngjes sërish të dëgjohen.

"Kryeministri Aleksis Cipras sot në mesditë pati bisedë telefonike me kryeministrin e IRJM-së, Zoran Zaev, e cila ka kaluar në një klimë të mirë. Të dy kryeministrat janë dakorduar t'i përfundojnë bisedimet e tyre gjatë bisedës së re telefonike të martën në mëngjes, kumtojnë nga Kabineti i Ciprasit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail