Mediat greke: Marrëveshja për Maqedoninë Veriore, nënshkrimi këtë fundjavë në Prespë

Athinë, 12 qershor 2018 (MIA) - Republika e Maqedonisë Veriore është emri për të cilin janë dakorduar të dy kryeministrat, ndërsa marrëveshja midis të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të nënshkruhet gjatë uikendit, me siguri të shtunën në Prespë, në territorin grek publikojnë mediat në Greqi.
Megjithatë, gjithçka do të bëhet e qartë sot pas bisedës telefonike midis të dy kryeministrave, që sipas mediave greke komentojnë se është shumë e rëndësishme dhe me siguri që do të gjendet një zgjidhje.
"Çështja e Shkupit: një hap para marrëveshjes!, "Sot përfundon çështja e Shkupit", "Sot biseda e rëndësishme telefonike", "Maqedonia Veriore emri i dakorduar", janë një pjesë e shkrimeve në mediat greke, në prag të bisedës së sotme të re telefonike.
Mediat greke sot i transmetojnë edhe mesazhet që dje i dërguan, si kryeministri i Maqedonisë përmes intervistës për "Telmën" kështu edhe shefi i diplomacisë greke përmes televizionit "Kontra" dhe optimizmit që e shprehu edhe Zoran Zaev edhe Nikos Koxias.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, sipas informacioneve në Greqi, nëse sot ekziston marrëveshje, pritet që kryeministri grek të informojë, fillimisht, presidentin e vendit, e më pas edhe liderët e partive politike për zgjidhjen eventuale.
Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes, për shkak të agjendës të ngjeshur të të dy kryeministrave dhe shefave të diplomacive në ditët në vijim, mediat në Greqi komentojnë se gjatë uikendit me siguri të shtunën, mundet që Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të takohen në Prespë, në territorin e Greqisë dhe të zyrtarizojnë atë që sot do të bisedohet në bisedën telefonike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail