Takim i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me përfaqësuesit e FMD-së

Shkup, 12 qershor 2018 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u takua me përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni Demokratike (FMD) Bllagojçe Petreski, Maja Panova dhe Filip Cvetanovski në Shkup.
"Me të vërtetë më befasuat, për herë të parë shoh përfaqësues të diasporës të cilët duan të funksionojnë së bashku. Të ndarë nuk do të arrijmë larg", tha Ahmeti në takimin e parë me përfaqësuesit e Forumit, organizatës qytetare dhe multietnike të mërgimtarëve nga Maqedonia.
Ahmeti shtoi se "ata analistë të cilët mendojnë se nuk më intereson problemi me emrin, gënjehen. Edhe unë kam njëjtë sikur edhe secili nga ju një atdhe, e ai është Maqedonia. Dua të kemi shtet të fuqishëm, të jemi në NATO dhe BE".
Në takim u bisedua edhe për aktivitetet e mundshme në të ardhmen, me ç'rast kryetari i BDI-së Ali Ahmeti premtoi përkrahje të vizioneve të FMD-së. Si ish pjesëtar i diasporës, Ahmeti tha se tërësisht e përkrah programin e FMD-sëdhe i përshëndeti përpjekjet e Forumit për diasporë më të ndryshme, inkluzive, jonacionaliste.
Pas takimit me kryetarin e BDI-së, përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni Demokratike u takuan edhe me deputetin më të vjetër në Kuvendin e Maqedonisë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojlovski dhe deputetin e LSDM-së, Çedomir Sazdovski, të cilët gjithashtu i përshëndetën aktivitetet e FMD-së.
Përpjekjet e deputetit Manojlovski për të drejtat e grupit LGBT ishin përshëndetur nga FMD-ja. Të dy ishin pajtuar se FMD mund të kontribuojë për mendime dhe ide më të ndryshme, ndërsa mërgimtarët do të mund drejtpërdrejtë të marrin pjesë me përvojat e tyre në përmirësimin e shumë sferave në shoqëri, si përmirësimin e bashkëjetesës në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail