Non-pejper: Baza thelbësore e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit me Greqinë

Shkup, 14 qershor 2018 (MIA) - Dinjiteti, identiteti kombëtar, kulturor dhe i përgjithshëm i popullit maqedonas mbrohen me marrëveshjen e arritur mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, duke iu referuar non-pejperit qeveritar në të cilin kishte qasje. Me marrëveshjen, gjuha maqedonase është konfirmuar, identiteti është ruajtur.
Kemi të drejtë të përcaktohemi si maqedonas pa asnjë kufizim, theksohet në dokument.
Me marrëveshjen, emër zyrtar për përdorim të përgjithshëm do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut apo shkurt - Maqedonia e Veriut.
Lidhur me gjuhën, është parashikuar - gjuha maqedonase, edhe në KB mbetet të shkruhet - gjuha maqedonase - pas asnjë fusnotë me sqarim.
Lidhur me shtetësinë gjegjësisht kombësia, në marrëveshje është konfirmuar - maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Baza e marrëveshjes është se në atë në mënyrë miqësore dhe saktësisht është konfirmuar se si Greqia e interpreton termin "Maqedoni" dhe "maqedonisht" dhe si ne e interpretojmë termin Maqedoni dhe maqedonisht, thuhet në dokument.
Me nenin 7 nga marrëveshja bëhet dallim i qartë se termi Maqedoni dhe maqedonisht në Greqi nënkupton pjesën helene të historisë.
Në marrëveshje është konfirmuar se Maqedonia dhe maqedonishtja në kontekstin tonë e pasqyrojnë territorin tonë, gjuhën tonë, popull me të gjitha atributet, histori, kulturë dhe trashëgimi - të ndryshëm nga ato në Greqi.
Himni, stema dhe flamuri nuk ndryshohen.
Zbatimi i marrëveshjes do të bëhet në faza. Do të hyjë në fuqi pasi të dy palët do ta pranojnë atë në përputhje me procedurat e brendshme, por nëse cilado palë nuk e pranon marrëveshjen në përputhje me procedurat e brendshme, kjo do të thotë se marrëveshja nuk vlen.
Institucionet shtetërore do të ndjekin parimin e marrëveshjes -emri i ri i konfirmuar i shtetit. Të gjitha organizatat /ndërmarrjet/ shoqatat e tjera mund të emërohen lirshëm si - maqedonase dhe përdorin mbiemrin maqedonase.
Përmendorja Ushtari në kalë do të riemërohet në Aleksandri i Maqedonisë. Nuk rrëzohet përmendorja Aleksandari i Madh sepse mbetet simbol i miqësisë mes të dy shteteve - Maqedonisë dhe Greqisë.
Në non pejper theksohet se "nuk do të turpërohemi përmendoret t'i quajmë me emrin e tyre të vërtetë - Aleksandri i Maqedonisë është Aleksandri dhe është pjesë nga trashëgimia botërore".
Mbeten kodet MK-MKD ndërsa targat nuk janë pjesë e konfederatës ndërkombëtare për kodifikim dhe do ta ndjekin frymën e Marrëveshjes.
Në non-pejper theksohen përfitimet nga procesi i negociatave me Greqinë dhe nga arritja e marrëveshjes bilaterale mes të cilave fitimi i fazës së dytë të procesit të Stabilizimit dhe Asocimit për anëtarësim në BE. Marrëveshja do të thotë edhe hapje e negociatave me BE-në.
"Nëse nuk e tejkalonim kontestin me Greqinë, dera e anëtarësimit në BE do të mbetej e mbyllur. Në të ardhmen nuk do të ketë më konteste mbi emrin tonë, përkatësinë tonë, gjuhën dhe identitetin tonë. Nuk do të kemi më frustrime dhe zemërim që ne nuk jemi të njohur dhe se jemi të kontestuar ... Morëm zgjidhje dinjitoze.
Në këtë pjesë të non-pejperit theksohet se emri maqedonas është gjeografikisht i saktë. Është fakt se vendi ynë është në pjesën veriore të rajonit Maqedoni që shtrihet në disa shtete (Bullgari, Greqi dhe një pjesë e vogël në Shqipëri), shtohet në non-pejperin e qeverisë.
"Qytetarët do të kenë fjalën e fundit për marrëveshjen e referendumit. Nëse qytetarët nuk e pranojnë marrëveshjen e referendumit ose nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen, atëherë nuk vlen asnjë dispozitë e marrëveshjes. Nuk do të bëhet asnjë ndryshim në emrin e shtetit apo në Kushtetutë. Por nëse marrëveshja nuk zbatohet plotësisht, nga ana jonë apo nga pala greke, atëherë do të thotë që nuk kemi mundësi për anëtarësim në BE apo NATO. Nëse nuk kemi marrëveshje me Greqinë, nuk mund të bëhemi anëtare e BE-së dhe NATO-s", theksohet në non-pejper.
Në të shtohet se "nga një vend me shumë probleme dhe marrëdhënie të këqija me të gjithë fqinjët, po shndërrohemi në një shembull / model pozitiv që të tjerët dëshirojnë të ndjekin ... E forcojmë bashkëpunimin . Ky është Ballkan i ri i denjë për shekullin e 21 ".
Fituam mik të ri, i cili deri dje ishte armiku më i madh. Ndërtojmë miqësi me Greqinë ... I mbyllëm të gjitha çështjet e hapura. Nuk kemi konteste të tjera me fqinjët tanë apo me vende të tjera.
Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE do të forcojë procesin e reformave të brendshme. Mbetemi të përkushtuar në përforcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e standardit të jetesës, ndërsa anëtarësimi në NATO dhe negociatat për anëtarësim në BE do të na japin energji shtesë dhe mbështetje për këto reforma. Shteti do të përforcohet. Institucionet do të jenë më të fuqishme, theksohet në non-pejper.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail