Qeveria do ta shqyrtojë dhe deklasifikojë marrëveshjen me Greqinë

Shkup, 14 qershor 2018 (MIA) - Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin që e arritën kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras sot duhet të gjendet në seancën e Qeverisë së Maqedonisë dhe të deklasifikohet.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mbrëmë në TV intervistë deklaroi se plani i Qeverisë sot duhet ta diskutojë dhe miratojë marrëveshjen dhe menjëherë pastaj me palën greke të dakordohet nënshkrimi gjatë katër-pesë ditëve të ardhshme që të mund të fillojë edhe procedura për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Sqaroi se bëhet fjalë për periudhë prej dhjetë ditësh në të cilën do të dakordohen të gjitha këto hapa.
"Ende bisedojmë edhe me Qeverinë greke rreth datës së nënshkrimit sepse edhe te ata ka ngjarje. Nga ana jonë është komenti i opozitës dhe i Mickoskit, nga ana e tyre është opozita e tyre dhe komentet e Micotakis. Nëse ekzistojnë paralajmërime se do të votohet edhe në Kuvendin grek besim ose mosbesim për Qeverinë greke, ajo mund të ndikojë në datën e nënshkrimit", tha Shekerinska duke shtuar se duan në katër-pesë ditët e ardhshme ajo të përfundojë.
Jo zyrtarisht si datë në mediat greke përmendet 16 qershori. Zaev dhe Cipras të takohen të shtunën në Prespë (në territorin grek) ndërsa marrëveshjen ta nënshkruajnë shefat e të dy diplomacive Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.

Prejse kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras konfirmuan se kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe i informuan qytetarët, partitë opozitare në të dy vendet shprehën revoltë rreth marrëveshjes, ndërsa presidenti i Republikës së Maqedonisë vlerësoi se marrëveshja me Greqinë është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë, dhe se nuk do ta nënshkruajë.
Marrëveshjen dje kryeministri Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ia dorëzuan presidentit Gjorge Ivanov.
Takimi ishte i shkurtër, ndërsa Ivanov dje pasdite tha se nuk do të "legalizojë marrëveshje të paligjshme politike" dhe e akuzoi Qeverinë se nuk ka mbedhur fuqi që të ndërtohet qëndrimi i përbashkët dhe të arrihet koncenzus kombëtar. Konsideron se teksti i marrëveshjes është i dëmshëm për RM-në, sepse nuk parasheh vetëm ndryshim të emrit kushtetues, por edhe të preambulës së Kushtetutës.
Qeveria sërish, në reagimin që ka vijuar, kumtoi se me keqardhje konstaton se presidenti Ivanov në fjalimin e tij deri te opinioni nuk ka arritur të ngrihet mbi pafuqinë e tij dhe ta sheh perspektivën që hapet para shtetit tonë me marrëveshjen që këto ditë e finalizuan dhe e dakorduan qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Në kumtesë Qeveria potencoi se presidenti Ivanov nuk ka ndjenjë të përgjegjësisë dhe ndërmerr veprime të manipulimit të palejuar me çka, siç është cituar, i bën dëm shtetit, qytetarëve dhe direkt vepron kundër përforcimit të identitetit të Maqedonisë.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski dje në Qeveri pati takim të shkurtër me kryeministrin Zoran Zaev i cili ia ka dorëzuar marrëveshjen për zgjidhjen për kontestin me emrin, siç kërkoi ai më parë, ndërsa pas takimit deklaroi se si politikanë përgjegjës në momentin e dhënë kanë obligim t'u mundësojnë qytetarëve të RM-së ta realizojnë të drejtën demokratike dhe të marrin shans ta japin mendimin e tyre në raport të marrëveshjes.
Kjo marrëveshje e garanton të ardhmen e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së, theksoi Zaev në takimin dhe siç theksohet, duke i theksuar qartë Mickovski se edhe ata si opozitë duhet të mundësojnë shans korrekte që fjalën e fundit ta thonë qytetarët në referendum. Zaev në takim ka dërguar porosi se subjektet politike duhet të bashkohen rreth idesë për referendum dhe për shkak të prioriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO.
Megjithatë Mickovski mbetet në qëndrimin se marrëveshja është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në, sepse parasheh ndryshime të Kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit. Përsëriti se kjo marrëveshje për të dhe për VMRO-DPMNE-në është kapitullim i Republikës së Maqedonisë.
Dhe derisa Qeveria greke e përshëndet marrëveshjen dhe mundohet t'i sqarojë opinionit se marrëveshja nuk është në dëm të popullit grek, opozita kërkon nga Cipras të mos e nënshkruajë.
Kryetari i Demokracisë së Re Kirijakos Micotakis marrëveshjen e vlerësoi si të keqe dhe shumë problematike.
Jo vetëm se është në kundërshtim me qëndrimin e shumicës të popullit grek, sepse e shmang gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase, që për ne paraqet lëshim të papranueshëm kombëtar, por edhe për një arsye tjetër plotësuese. Z. Cipras nuk ka asnjë legjitimitet politik për të nënshkruar këtë dokument, nga momenti kur partneri i tij i koalicionit, qartë është kundër kësaj marrëveshjeje", tha Micotakis.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athinë, në Greqi, në qarqet gazetareske sa vjen e më shumë përmendet informacioni, për të cilin ende nuk ka vërtetim zyrtar, se opozita Demokracia e Re deri te kryetari i Parlamentit grek mendon të dërgojë kërkesë për votim të mosbesimit të Qeverisë.
Kjo kërkesë, nëse konfirmohen spekulimet, mund të dërgohet nesër gjatë debatit dhe votimit të projektligjit të ri sa i përket kornizës afatmesme për strategji financiare për periudhën 2019-2022 apo të premten kur ndoshta do të mbahet seancë rreth marrëveshjes.
Ndërkohë në opinion janë publikuar disa pjesë të përmbajtjes së marrëveshjes.
Dinjiteti, identiteti nacional, kulturor dhe i përgjithshëm i popullit të Maqedonisë janë të mbrojtur me marrëveshjen e arritur mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, qëndron në non-pejperin qeveritar në të cilin MIA kishte kontroll. Me marrëveshjen gjuha maqedonase është konfirmuar, identiteti është ruajtur.
Kemi të drejtë të përcaktohemi si maqedonas pa kurrfarë kufizimesh, theksohet në dokument.
Me marrëveshjen, emri zyrtar për përdorim të përgjithshëm do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, theksohet në dokument.
Lidhur me gjuhën, është parashikuar - gjuha maqedonase, edhe në KB mbetet e shkruar, Gjuha maqedonase pa kurrfarë fusnota me sqarime të mëtejshme.
Lidhur me shtetësinë gjegjësisht kombësinë, në marrëveshje është konfirmuar - maqedonas/ qytetar i Republikës të Maqedonisë së Veriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail