Demokracia e Re: Ditë pikëlluese dhe e turpshme për Greqinë

Athinë, 18 qershor 2018 (MIA) - Ditë pikëlluese dhe e turpshme, ishte dita e djeshme sipas Demokracisë së Re, edhe për shkak të incidenteve në afërsi të Prespës, edhe për shkak të marrëveshjes së nënshkruar.
Nga partia opozitare greke komentojnë se Cipras dhe Kamenos dje e hapin mundësinë që "qytetarët e IJRM-së të quhen maqedonas dhe të flasin gjuhën maqedonase", lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Në të njëjtën kohë, përderisa Cipras dhe Koxias festonin për një marrëveshje, e cila i dëmton interesat kombëtare, policisë i ishte dhënë urdhër që të shfaq brutalitet të paparë deri tani, duke i dërguar madje edhe në spital qytetarët të cilët e shfaqën ndjenjën e tyre patriotike. Jo vetëm ditë pikëlluese për Greqinë, por është edhe ditë e turpshme për Ciprasin dhe Kamenosin, sepse së bashku, qytetarëve të IJRM-së ua mundësuan që të vetëquhen 'maqedonas' dhe t'i përkrahin se flasin në gjuhën e supozuar maqedonase", kumtojnë nga partia opozitare dhe shtojnë se "gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas nuk e ka pranuar asnjë qeveri e mëparshme greke".
Nga Demokracia e Re komentojnë se populli grek me të drejtë ishte i mllefosur, sepse kishte kuptuar se qeveria greke e koalicionit që të mbajë pushtetin "tani nuk mban llogari për interesat kombëtare". Paralelisht i ftuan qytetarët që të shfaqin qetësi dhe të përmbahen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail