Pesë milionë euro dëm nga moti i keq, bujqit kërkojnë mbrojte nga breshëri

Shkup, 18 qershor 2018 (MIA) - Pesë milionë euro, aq sipas vlerësimit të parë të bujqve, janë dëmet nga moti i keq, që e përfshiu javën e kaluar rajonin e Ovçe Poles.
Bujqit presin dëmshpërblim dhe apelojnë që shteti urgjentisht ta kthejë sistemin e mbrojtjes nga breshëri.
Për sot në Novosellë, drejtpërdrejtë në terren, u caktua takim me përfaqësues të vetqeverisjeve lokale nga Velesi, Sveti Nikolla dhe Llozova. Në takimin do të marrë pjesë edhe zëvendësministri i këtij resori, Bllage Cvetkoviq.
"Ne presim dëmshërbime, por varet se si do ta 'shpallin' motin e keq. Dëmi faktikisht është bërë, moti i keq është punë natyre, ndërsa raketa për shkatërrimin e breshërit nuk ka, gjë që është dobësia më e madhe dhe nuk duhet asnjë sekondë të mendohet për kthimin e tyre, duke e marrë pararsysh teknologjinë e re. Sot në Novosellë, në vendin e ngjarjes do të shihen dëmet dhe do të merremi vesh se si dhe kur do të bëhet vlerësimi, pasi një pronar mund të ketë në më shumë komuna. Po ashtu ka edhe njerëz me nga 700-800 hektarë", deklaroi për MIA-n kryetari i Asociacionit të bujqve, Eftim Shaklev.

Nga moti i keq të mërkurën më së shumti kanë pësuar kulturat e drithërave, vreshtat, pemët dhe kopshtaria, por janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, e cila e konfirmoi takimin e sotëm, komisionet për vlerësim të vetqeverisjeve lokale veçmë janë formuar dhe sot duhet të dalin në terren.
Të reshurat e fuqishme të ndjekura me breshër dhe bubullima kanë përfshirë rreth 5.000 hektarë sipërfaqe, nga kodra e Velesit deri në Cërnilishtë, Sveti Nikollë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail