Zaharieva: Javën e ardhshme dritë e gjelbër për bisedime me Maqedoninë

Sofje, 18 qershor 2018 (MIA) - Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas marrëveshjes së arritur për emrin Maqedonia Veriore, deklaroi se Këshilli për çështje të përgjithshme të BE-së, me të cilin ajo kryeson, në fillim të javës së ardhshme mund të japë dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Shkupin.
"Në mbledhjen e Këshillit do të debatohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër, zgjidhja mund të konfirmohet në mbledhjen e Këshillit Evropian më 29 dhe 30 qershor", tha Zaharieva në një intervistë për televizionin bullgar Nova TV.
Thotë se entuziazmi për zgjerim te disa anëtare nuk është i madh, por theksoi se Maqedonia meriton dhe se duhet t'i jepet perspektivë e qartë.
Zaharieva përsëriti se interesi kombëtar i Bullgarisë është Maqedoni stabile dhe fqinjë stabilë, të cilët ecin drejt NATO-s dhe anëtarësimit në BE.
Shefja e diplomacisë bullgare vlerëson se marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka kurrfarë mënyre që ta dëmtojë implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail