Spasovski vlerëson se policia nuk ka përdorur fuqi tejmase në protesta

Bruksel, 19 qershor 2018 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili sot ishte për vizitë në Komisionin Evropian në Bruksel, për MIA-n deklaroi se nuk konsideron që policia ka përdorur fuqi tejmase gjatë protestave para Kuvendit.
I pyetur për kritikat nga opinion për reagimin e forcave policore gjatë protestave dhe nevoja të hetohet puna e policisë atë natë, ministri vlerëson se fakti që ka dhjetë policë të lënduar, "flet mjaftueshëm se këto protesta nuk ishin të qeta".
"Ajo që ndodhi para Kuvendit para dy dytëve është se një grup i cili ishte pjesë nga protestuesit shkaktoi trazira të caktuara, shkaktoi sulme ndaj policëve të Maqedonisë", theksoi ministri i Punëve të Brendshme.
"Absolutisht nuk kishte përdorim tejmase të forcës, sepse nëse nuk kishte grup të caktuar i cili do t'i sulmonte policët, ne nuk do të intervenonim që të shpërndahet kjo turmë para Kuvendit. Ne njëherë e pamë çfarë do të thotë të keni sulëm në Kuvend, shkeljen e rendit kushtetues, ai ishte më 27 prill dhe Maqedonia nuk mund të lejojë luks kjo të ndodhë edhe njëherë", deklaroi Spasovski për MIA-s.
Spasovski deklaroi se MPB-ja do të mbështet protesta të qeta në çdo kohë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
"Protesta të qeta duhet të mbështetim në çdo kohë, kjo është e drejtë e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë megjithatë dërgoi gjithashtu porosi se nuk do të lejojë askush me asnjë çmim t'i maltretojë policët e Maqedonisë, t'i sulmojë, e as t'i sulmojë institucionet e Maqedonisë, për këtë do të duhet të mbrohemi. Demokracia do të thotë veprim sipas normave dhe rregullave të caktuara dhe mendoj se ajo që është ndërmarrë ishte në pajtim me të gjitha rregullat dhe normat, theksoi Spasovski në deklaratën për MIA.
Spasovski sot në Bruksel mori pjesë në takim pune me ministrat e punëve të brendshme të Ballkanit Perëndimor, presidencën aktuale dhe e ardhshme e Këshillit të BE-s, eurokomisarin për Emigrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopulos dhe komisarin për Union të Sigurt Xhulian King.
Pjesëmarrësit në takim, siç kumtoi MPB-ja, kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në sferën e emigrimit, sigurisë, menaxhimin kufitar dhe politikën e vizave.
Theks është vendosur në ngjarjet më të reja lidhur me migrimin ilegal në rajon dhe masat operuese për zgjidhjen e tyre.
Partnerët e Ballkanit Perëndimor janë zotuar për vazhdim të përpjekjeve të përbashkëta në zgjidhjen e fenomenit të luftëtarëve të huaj terrorist, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe përforcimin e luftës kundër trafikimit të palejuar me armë zjarri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail