Ervan Fuere për MIA: Maqedonia nuk ka traditë të debateve publike

Bruksel, 21 qershor 2018 (MIA) - Pas marrëveshjes së arritur me Greqinë, tani është me rëndësi komuniteti ndërkombëtar t'i njohë ato përpjekje, ndërsa BE-ja të japë dritë të gjelbër dhe të hapë negociata për anëtarësim me Maqedoninë, porositë ish-euroambasadori në vend, Ervan Fuere në intervistë për MIA-n.
Fuere konsideron se pas euforisë së prëshëdnetjes, është shumë me rëndësi të ketë fushatë të informimit të opinionit për atë se çka përmban marrëveshja dhe përsde është e mirë për vendin. Ai debat, sipas tij, duhet t'i prëfshijë të gjithë sektorët e shoqërisë: akademinë, mediumet, shoqërinë qytetare në nivel nacional dhe lokal.
"Ky tani është obligim jetësor për Qeverinë e Maqedonisë, t'i kahëzojë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të ketë debat të vërtetë. Kjo do të ndihmojë në përgjigjen ndaj druajtjeve që ishin shprehur për përmbajtjen e marrëveshjes. Në të kundërtën do të prësëritet ajo që ndodhte në ditët e fundit: dhunë jashtë Kuvendit, e jo debat racional ku të gjithë mendimet janë të shprehura", thotë Fuere.
Ai thekson se duhet të bëhet përjekje e madhe në referendumin e paralajmëruar, që njerëzit të mos votojnë sipas linjës partiake, por të votojnë për emritat e marrëveshjes.
"marrëveshja e këtillë kërkon debat të hollësishëm, transparent në shoqëri, në çdo nivel dhe problemi është që Maqedonia nuk e ka atë traditë të debatit publik", thekson Fuere.
Në kontekst të marrëveshjes dhe eurointegrimi, ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, thotë se marrja e dritës së gjelbër javën e ardhshme për fillim të negociatave për anëtarësim, do t'i prëforcojë gjasat e Qeverisë për të fituar shumicën në referendum.
Në vazhdim është intervista e plotë me Ervan Fuere për MIA-n.
Zotëri Fuere, sapo publikuat analizë për Qendrën për studime politike evropiane rreth marrëveshjes për emrin. Së pari dua t'Ju pyes si e shihni këtë marrëveshje?
- Janë për përshëndetje përpjekjet e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të tentojnë të gjejnë kompromis me Greqinë dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar i njeh ato përpjekje me përshëndetjen e kësaj marrëveshje të rëndësishme.
Njëkohësisht mendoj se në euforinë e prëshëndetjes, do të jetë me rëndësi të ketë fushatë të informimit, e cila është aq e nevojshme që opinioni të jetë i vetëdijshëm se çka përmban marrëveshja. Mendoj se për një marrëveshje të këtillë do të ishte normale të ketë debat në Kuvend. Duhej të kishte disa ditë të ndara për debat në Kuvend. Është e qartë se procedura urgjente ishte për shkak të afateve të Këshillit të Evropës. Por, mendoj se është për keqardhje që BE e dikton kalendarin e vendimeve në Maqedoni për një marrëveshje aq të rëndësishme. Por, do të shohim.
A do t'i shpërblejë BE-ja këto përpjekje tani?
- Nga kjo varet shumë kredibiliteti i BE-së. BE-ja çdoherë thoshte se zgjidhja e kontestit për emrin nuk është pjesë e kushteve, ndërkaq në të vërtetë ishte. Dhe ishte e qartë se BE-ja nuk do të lejonte negociata për anëtarësim prëderisa nuk arrihej marrëveshja me Greqinë, njejtë edhe për në NATO. Mendoj se tani është me rëndësi që BE-ja të japë dritë të gjelbër dhe të hapë negociata për anëtarësim të Maqedonisë.
Asgjë nuk është e sigurtë, ndërkaq edhe përkundër asaj që ishte pengesa e fundit, Franca ende ka rezerva, çka do të ndodhte në atë skenar më të keq të moshapjes së negociatave?
- Siç thashë, kjo do ta minojë kredibilutetin e BE-së. Nga shtatori i kaluar, kryetari i Komisionti evropian sqaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, se nevojitet angazhim i qartë i BE-së dhe se pasi që të zbatohen reformat, ato duhet të shpërblehen nga BE-ja. Do të ishte tragjedi nëse nuk ndodhë ashtu.
Njëk9ohësishtr mendoj se është për keqardhje që gjithçka ishte e caktuar nga ajo se çka po ndodhë në BE. Ajo që arritën Maqedonia dhe Greqia, ka implikime të mëdha për të ardhmenj e të dy vendeve. Duhet më tepër fokus ndaj përmbajtjes së marrëveshjes, që është i nevojshëm mes dy palëve në mënyrë që të ketë efekt kjo marrëveshje.
A konsideroni se procesi nuk ishte mjaft inkluziv ndaj opozitës?
- Po. është e kuptueshme që nevojitet një element i caktuar i fshehtësisë, megjithatë, duhej përpjekje më e madhe e Qeverisë për ta informuar opozitën vazhdimisht, madje edhe kur nuk kishte asgjë të re. Në mënyrë që opozita të mos e ketë arsyetimin që e shfrytëzon tani se nuk kanë qenë të informuar. Dhe së dyti, mendoj se duhej përpjekje më e madhe për debat publik, i cili tani do të nevojitet. Ky është debat i cili duhet t'i prëfshijë të gjithë sektorët e shoqërisë: akademinë, mediumet, shoqërinë qytetare në nivel nacional dhe lokal. Dhe nëse e merrni shembullin e marrëveshjes paqësore irlandeze, pati përpjekje të madhe për informim, në mënyrë që të përgatitet referendumi. Ky tani është obligim jetësor për Qeverinë e Maqedonisë që t'i kahëzojë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të ketë debat të vërtetë. Në të kundërtën do të përsëritet ajo që ndodhi ditëve të fundit: dhunë jashtë Kuvendit, e jo debat racional ku të gjitha mendimet janë thënë.
Ndërsa nëse opozita nuk dëshiron të debatojë, atëherë Qeveria duhet t'i përballë me përgjegjësi. Mendoj se kryeministri dha shembull të shkëlqyeshëm kur pranoi debat publik me liderin e ri të opozitës, sepse zotëri Gruevski çdoherë refuzonte. Qeveria duhet të ndërmarrë nismë dhe ta ftojë opozitën në debate, dialog për përmbajtjen e marrëveshjes dhe kjo do të ndihmojë për t'iu përgjigjur druajtjeve që ishin shprehur për përmbajtjen e marrëveshjes.
Sa i përket përmbajtjes, në analizën time për tekstin, konsideroj se është për keqardhje që nuk përmenden fjalët "barazi", "vlera të përbashkëta", "trashëgimi e përbashkët", sepse, sërish duke e shfrytëzuar prëvojën e Irlandës Veriore, kur palë të ndryshme bashkohen, duhet të ketë element të respektimit. Dhe kjo duhet të ceket shumë qartë, prëndryshe ka tendencë që njëra kulturë të vlerësohet si superiore ndaj tjetrës. Edhe në marrëveshjen me Irlandën Veriore, ka një fjali "pariteti i respektit", dhe ajo tregon se dy traditat, dy kulturat janë të barabarta dhe asnjëra nuk është superiore dhe kjo ndihmon për krijimin e klimës së besimit. Kështu që mendoj se do të jetë me rëndësi në trupat bilateral të paraparë me marrëveshjen, të ketë fokus mu nga fillimi i faktit se këto trupa takohenm në bazë të barazisë dhe respektit të ndërsjelltë. Shpresoj se kjo do t'i lehtësojë druajtjet dhe paragjykimet e shprehura nga ana e opozitës.
Cila ishte përshtypja e parë e juaj kur e lexuat marrëveshjen?
"Mu duk i njëanshëm. Dhe siç tha vetë ministri i Punëve të Jashtme në Le Mond, pjesa më e madhe e detyrimeve bien në anën e Maqedonisë sesa atë greke. Por, pastaj pyetem përse duheshin kaq hollësi nevojiten në marrëveshjen e emrit, ka shumë hollësi, dhe atë ndarje të qartë midis asaj që është kulturë sllave maqedonase dhe kulturë helene, mendoj se do t'i vështirësojë punët për të dy palët në përpjekjet e tyre për të promovuar pajtimi.
Çka duhet Maqedonia të bëjë ku është në pozitë të pabarazisë? Greqia aspak nuk i respekton as aktvendimet gjyqësore.
"E qartë. Që nga fillim nuk kishte barazi në këto negociata. Duhet guxim dhe vizion nga të dyja palët që të gjejnë kompromis, por përshtypja është se kompromisi është më shumë për Maqedoninë. Që të tejkalohet ky perceptim, do të duhen përpjekje shtesë në implementimin e marrëveshjes që të përfshihen këto koncepte, parime të barazisë, për të funksionuar në bazë të besimit dhe të sigurojnë pajtim të vërtetë për të dy palët, në aspektin e shoqërive, historisë , arsim, etj.
Pse aq rezistencë nga pala greke atëherë?
"Opozita në Greqi është tmerrësisht e zëshme në kundërshtim e saj për çdo marrëveshje që përfshin fjalën Maqedoni, prandaj pranimi i fjalës ishte një hap i rëndësishëm. Por pse të vendosen të gjitha ato elemente të tjera ... Megjithatë, është e lehtë për ne të flasim, nuk ishim në negociata që të themi se çfarë presionesh janë bërë nga të dyja palët. Duhet ta pranojmë marrëveshjen ashtu siç është dhe se është arritur në bazë të vullnetit të mirë. Por, siç thashë, që të ndërpriten të gjitha paragjykimet, do të duhet të ketë përpjekje shtesë që të theksohet elementi i barazisë.
Çfarë mbani mend nga mandati juaj si ambasador në Maqedoni lidhur me ato negociata për emrin?
"Më kujtohet se Gruevski, disa herë pasi ishte i bindur se duhet të fillojë dialog me Papandreun në verën e vitit 2009 dhe pas rekomandimit të KE për negociatat, dy javë më vonë e iniciooi dialogun. Por siç përparonte, u bë e qartë se nuk kishte angazhim nga Gruevski , sepse në të njëjtën kohë i zhvilloi të gjitha simbolet antike, përvetësimin dhe demonstrimin se ai ishte mbrojtësi i madh i identitetit. Më kujtohet që në disa raste më thanë se jemi në një milimetër pranë marrëveshjes përfundimtare, por asnjëherë nuk ndodhi. Kishin takime bilaterale, por ishte më shumë shfaqje. Mendoj se ishte shumë i zënë me strategjinë e tij për përforcimi e qeverisjes së tij autoritare, dhe për të siguruar se nuk ka debat në lidhje me çështjen e emrit në vend, bllokoi çdo përpjekje, ndërsa njerëzit që inicionin debat i trajtonte si armiq të shtetit.
Kur mbërrita në vitin 2005 në Maqedoni, kontesti me emrin ishte këtu, por nuk ishte emocionale. Por u bë gjithnjë e më keq për shkak veprimeve të Gruevskit, dhe më pas Greqia mori kundër masa dhe nuk kishte dialog midis kryeministrave të të dy vendeve. Kur erdhi Papandreu, pati mundësi, e kuptoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjes, kishte një botëkuptim më të gjerë.
Thoni nuk ka qenë çështja aq emocionuese kur arritët në Maqedoni, mund të sqaroni si ishte në atë kohë?
"Nuk ishte një temë e madhe emocionale siç u bë. Mendoj se u bë emocionale për shkak të diasporës që gjithashtu e përdori Gruevski. Të gjitha masat, nismat e tij për të drejtat e minoriteteve, të cilat natyrisht prekën maqedonasit, pasi shumë nga maqedonasit e dëbuar nga Greqia u lënduan që të drejtat nuk u njohën kurrë. Por e gjithë kjo u bë në mënyrë populiste pa rezultat përfundimtar. Mendoj se motivet e Gruevskit nuk ishin të sinqerta, nuk ishte qëllimi të ndihmojë por të justifikohet strategjinë e tij populiste.
Nëse Maqedonia do të fitojë datë për bisedime në qershor, si do të zhvillohet procesi konkretisht?
"Kushtet e marrëveshjes janë të qarta për afatet. Maqedonia ka afat deri në fund të vitit të miratojë të gjitha amendamentet kushtetuese dhe ajo duhet të bëhet "an bllok", ashtu që mendojë se bisedimet nuk do të fillojnë de fakto deri atëherë. Realiteti është se Greqia ndoshta do të thotë se të gjitha procedurat dhe ratifikimet janë kryer, atëherë do të ratifikojë, por është se sigurt se javën tjetër do të ketë dritë jeshile dhe do të caktohet datë për vitin e ardhshëm, ajo do të forcojë mundësitë Qeveria të fitojë shumicë për referendum".
Por para asaj duhet të ketë skrining proces, me çka përbëhet ai proces, saktë?
"Ajo është proces teknik, dhe shpresojë se vendet anëtare do të pranojnë ky proces të fillojë pasi të jepet dritë jeshile. Në atë stërvitje teknike të gjitha masat ligjore të qeverisë së Maqedonisë analizohen në detaje për të qenë e sigurt se plotësisht do të reflektojë në legjislacionin evropian, se janë në përputhje, stërvitja teknike të cilën ndoshta opinioni nuk do ta kuptoj, por do të jetë hap në procesin e negociatave".
A ndihmon ndonjë mënyrë e skrining procesit?
"Absolutisht. E rrënjos procesin më thellë pa skrining. Sepse ka për qëllim mekanizëm me shumë punë, burime njerëzore, duhet të kontrollohen të gjitha elementet. Ajo është stërvitje e vlefshme sepse e përgatitë administratën e Maqedonisë për mekanizma dhe standarde evropiane".
Ishit ambasador në Slloveni derisa ai vend negocionte, a keni vërejtur ndryshime shoqërore në atë vend në procesin e negociatave?
"Absolutisht. Modelin slloven shpresojë se do ta zbatojë Maqedonia në aspektin e një metode të negociatave. Sllovenia kishte negociatorët kryesorë ku të gjitha sektorët të shoqërisë ishin të përfaqësuar. Edhe negociatat në Bruksel e dinin se çdoherë kur performonte ekipi slloven në negociata për kapitujt të ndryshëm, ajo ishte qëndrim i përbashkët i gjithë shtetit, ndërsa jo qëndrim partiak. Kjo me të vërtetë e përforcoi pozitën e negociatave sllovene para BE-së. Me të vërtetë shpresojë se Qeveria e Maqedonisë do të miratojë një model të ngjashëm, që të jeni qasje përfshirëse ndaj negociatave dhe konsultime me shoqërinë civile e cila nuk është pro-formë, siç ishte me vendet tjera. Dhe në atë mënyrë do t'ju shmangemi ndarjeve partiake. Problemi është se trashëgimia e asaj që ndodhi me Gruevskin është aq e thellë që do të duhet shumë kohë për të kapërcyer këtë polarizim të partiak. Përveç nëse Qeveria arrit të bëjë hap të madh për referendumin, njerëzit do të votojnë sipas linjës partiake, dhe kjo është për të ardhur keq. Duhet të votojnë për meritat e marrëveshjes, dhe jo kë e mbështesin politikisht.
Një marrëveshje e tillë kërkon debat të detajuar, transparente në shoqëri, në çdo nivel dhe problemi është që Maqedonia nuk e ka atë traditë të debatit publik. Mendojë se kjo ishte edhe më e theksuar nga 11 vjet qeverisje e regjimit të Gruevskit, ku debati publik ishte i vlerësuar si punë e keqe, shikohej me përbuzje. Do të jetë më e vështirë për Qeverinë, po ajo është dhe sfida".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail