Fillim të punëve ndërtimore në rrugën e shpejtë Rankovce-Kriva Pallankë

Shkup, 22 qershor 2018 (MIA) - Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministrat e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov sot do të marrin pjesë në lokacionin ku fillon ndërtimi i rrugës së shpejtë Rankovce-Kriva Pallankë.
Fillimi i aktiviteteve ndërtimore do të jetë në vendin Desetak, në komunën e Rankovcit.
Rruga e shpejtë Rankovce-Kriva Pallankë, është në një gjatësi prej 26 kilometra dhe gjerësi prej 12,5 metra, me vlerë deri në 78 milion euro. Bëhet fjalë për rrugë moderne me katër korsi, nga dy në të dy drejtimet, me 22 ura, dy unaza, nëntë mbikalime dhe 13 kalime. Ndërtimi i kësaj rruge është i rëndësishëm për banorët e Kriva Pallankës dhe Rankovcit, si dhe për tërë rajonin verilindor dhe për të gjithë të cilët kalojnë drejt Republikës së Bullgarisë sepse do të sigurojë qarkullim më të sigurt dhe më të shpejtë të komunikacionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail