Garë rajonale e biznesit nga projekti Lider

Shkup, 21 qershor 2018 (MIA) - Garë e parë rajonale e biznesit të mbështetur nga Fondi për Ballkanin Perëndimor do të mbahet sot në Beograd. Gara është mundësi për prezantim të parë të përbashkët rajonal të fituesve të projektit Lider nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina Shkup.
"Pas edicioneve të suksesshme të zbatuara të projektit LIDER dhe publikimit të tre fituesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, të shpërblyerit për herë të parë patën mundësinë për përfaqësim të përbashkët të biznes-ideve të tyre para jurisë rajonale dhe ndërkombëtare, gjatë Garës rajonale të biznesit, informojnë organizatorët e tre lokacioneve rajonale CANSEE (Biznes asociacioni kanadezo- serb), Maqedoni 2025 dhe Restart.
Nëntë fituesit - Valentina Çoliq, Jovana Stankoviq dhe Tamara Jevtoviq nga Serbia; Olga rajçiq, Todor Panev dhe Bojana Zavkova nga Maqedonia; si dhe Emina Zahiroviq-Pintariq, Ali Sajed dhe Sërgjan Majkiq nga Bosnja dhe Hercegovina, me padurim presin që t'i prezantojnë idetë e tyre, pas marrjes së mentorimit të vazhdueshëm dhe mbështetja dhe arritja e të gjitha njohurive të nevojshme për menaxhim të biznesit të suksesshëm.
Gara e parë rajonale e biznesit është mundësuar falë projektit "Përforcim i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lidhje në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet kontaktit të ndërmarrësve të rinj", financuar nga Fondi për Ballkanin Perëndimor, që është themeluar me qëllim që të financohen projekte të vogla dhe të mesme nga lëmia e arsimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut në vendet nga Ballkani Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail