Anëtarësim i Maqedonisë në NATO pas finalizimit të procedurave të brendshme

Bruksel, 11 korrik 2018 (MIA) - Projekt konkluzionet e Samitit të NATO-s parashikojnë që Maqedonia sot merr ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë dhe anëtarësimin pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme.
"Në vitin 2008 vendosëm se NATO do t'i ndajë ftesë IRJM-së për inkuadrim në Aleancë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë për emrin në suaza të KB-së. E përshëndesim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Në pajtim me politikën tonë vendosëm ta ftojmë Qeverinë e Shkupit t'i fillojë negociatat me Aleancën. Implementimi i tërësishëm i të gjitha procedurave të parapara të brendshme lidhur me marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin është kusht për përfundimin e procesit inkuadrues", citohet në projekt konkluzionet.
Në konkluzionet e Samitit përshëndetet edhe Marrëveshja me Bullgarinë.
"I përshëndesim përpjekjet e Qeverisë në vitin e fundit dhe progresin e konsiderueshëm që është arritur për prioritetet e caktuara urgjente reformuese dhe inkurajojmë reforma shtesë që të përforcohet kontributi ndaj Aleancës", citohet në konkluzione.
NATO i përshëndet edhe përpjekjet për ndërtim të shoqërisë multietnike dhe bën thirrje në përpjekje shtesë në këtë fushë, gjithashtu e përshëndeti edhe kontributin e Maqedonisë në misionet e saj dhe sigurinë ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail