VMRO-DPMNE përsëri kërkon përgjegjësi për rastin me Nikolla Sazdovskin

Shkup, 11 korrik 2018 (MIA) - Dita e tretë që Oliver Spasovski po hesht për hollësirat për rastin me të riun e vrarë Nikolla Sazdovski, reagon VMRO-DPMNE-ja, njëherit duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme nga funksioni i tij si ministër i Punëve të Brendshme.
Prej aty pyesin se "kush është i treti që ka marrë pjesë në vrasjen dhe pse deri tani nuk u arrestua?
"Nëse pushteti e fsheh ose në këtë moment po kërkohet kanal për arratisjen e tij nga vendi? Nëse për këtë shkak ende nuk është shpallur fletarrest ndërkombëtar dhe nuk publikohet fotografia e tij për opinionin që të mund të paraqitet nëse e sheh? Nëse është në vijim skenari i njëjtë me të cilët u realizua arratisja e vrasësit të fudbollistit të ri Martin Janushev, i cili u vra para shtëpisë së tij. Nëse në automobilin, me të cilin kanë ardhur vrasësit ka pasur edhe person të katërt", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Situata, siç thuhet më tej, "është e qartë".
"LSDM-ja përmes Oliver Spasovskit dëshiron ta fsheh vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski - Sazdo. Opinioni pret përgjigje dhe pret përgjegjësi nga të jgithë personat e involvuar në këtë", thuhet mes të tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail