Shekerinska: Maqedonia e meritoi ftesën (video)

Bruksel, 11 korrik 2018 (MIA) - Nënkryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot nga selia e NATO-s në Bruksel, para fillimit të samitit të Aleancës, theksoi se pret Maqedonia përfundimisht ta marrë ftesën për në NATO.
"Në mëngjes kam pasur rastin të bisedojë me zëvendëssekretarin e përgjithshëm dhe disa ministra të mbrojtjes. Fakt është se në Samitin e sotëm ka shumë pika në rend të ditës dhe rreth disa çështjeve kanë me të vërtetë edhe mendime kundërshtuese. Por, ekziston një pikë rreth së cilës janë pajtuar të gjitha 29 vendet anëtare, e ajo është Maqedonia që e meriton ftesën, dhe se atë që e lëshuam si mundësi në vitin 2008, këtë herë në Bruksel do të arrijmë ta shfrytëzojmë", thotë Shekerinska në video-fjalim.
"Bota nuk qëndron të na pres neve të inkuadrohemi në NATO dhe për shkak të asaj është edhe e rëndësishme që mundësitë historike të mos lëshohen, por të shfrytëzohen", shton ajo.
Për të, tema kyçe është si Aleanca të bëhet ende më efikase dhe ende më e fuqishme. Dhe rreth nevojës ajo të bëhet më e sigurt, më e bashkuar, askush të mos ketë dilema. Ajo është pjesa e mirë e debatit, konsideron ajo.
Pyetja është si dhe sa shpejtë.
"Vendimet që sot do t'i bart NATO-ja edhe më shumë do ta theksojnë fuqinë e kësaj lidhje. Flitet për rritje të kapaciteteve, rritje të pranisë dhe përmes asaj prania e vendeve anëtare të jetë më e sigurt".
"Maqedonia sot nuk është në tryezën ku barten vendimet, por presim që nga nesër ndikimi ynë, zëri ynë më fuqishëm të dëgjohet", deklaroi ministrja e Mbrojtjes dhe shtoi se ajo është arsyeja pse mendon se këto dy ditë me të vërtetë do të jenë historike për shtetin tonë.
Sipas saj, NATO-ja do ta japë përkrahjen pasi edhe atyre u duhet suksesi i Ballkanit edhe atyre u nevojitet shembull pozitiv siç është Maqedonia.
Por shton, para se gjithash, ajo është detyra jonë.
"Fakt është se përfundimet e vitit 2008 dhe procedura e cila deri tani është shfrytëzuar për të gjitha vendet kandidate do të shfrytëzohet edhe në rastin me Maqedoninë. Kjo do të thotë se menjëherë do të dërgohen edhe ekipet eksperte të cilat do të sigurojnë adaptim ekspert të RM-së ndaj standarteve të larta të NATO-s në pikëpamje të informatave të klasifikuara, në pikëpamje të komunikimit në sferën e sigurisë, do të thotë kjo procedurë shumë shpejtë do të zhvillohet dhe se me të vërtetë do të plotësohet premtimi që është dukur ndoshta joreal vitin e kaluar se Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe ajo se nuk do të ndodh në një të ardhme të largët, por me të vërtetë filloi të realizohet shumë shpejtë. Vitin e kaluar ishte shumë rëndë të flitet për anëtare të re. Vitin e kaluar për Maqedoninë ishte shumë rëndë të shpresojë se aq shpejtë do të arrijmë të kthehemi në proces. Megjithatë, treguam se nëse din, nëse dëshiron, nëse ka vullnet politik edhe çuditë janë të mundshme", tha Shekerinska.
Sipas saj, kuptohet se qëllimi ynë është të marrim ftesë që sa më shpejtë të bëhemi vend anëtar i NATO-s.
"Për atë do të jenë shumë të rëndësishme proceset vendore, referendumi, procedura kuvendore. Jam e bindur se të gjithë ne qytetarët e RM-së, të gjithë ne të cilët kemi paguar çmim të madh për shkak të lëshimit të mundësisë në vitin 2008 do të bashkohemi pa dallim të dallimeve etnike, religjioze ose politike dhe nuk do të lejojmë Maqedonia ta përsëris gabimin prej para 10 viteve", thotë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në video-porosinë nga Brukseli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail