Pendarovski: Sot marrim ftesë për t'i filluar negociatat inkuadruese

Shkup, 11 korrik 2018 (MIA) – Koordinatori kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë për hyrje në NATO, Stevo Pendarovski nga selia e NATO-s në Bruksel tha se sot marrin ftesë për t’i filluar negociatat inkuadruese.
“Thënë vrazhdë praktikisht do të ketë dy sesione për çështje politike dhe teknike siç është me secilin vend tjetër aspirant në të kaluarën”, tha Pendarovski.
Sipas tij, ajo që është specifike për Maqedoninë dhe që është detyrë e jonë konkrete e shtëpisë që ta implementojmë deri në fund marrëveshjen me Greqinë, marrëveshjen e Prespës, dhe NATO-ja do të na vlerësojë nëpër këtë prizëm.
“Do të thotë, nuk do të jetë mjaftueshëm vetëm këto kushte juridike teknike ushtarake, por edhe politike dhe legale t’i plotësojmë në katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm nga ky rast, por do të nevojitet ta përfundojmë edhe procedurën për ratifikimin për referendum lidhur me marrëveshjen dhe kuptohet ndryshimet kushtetuese”, tha Pendarovski.
Sipas vlerësimit të tij, diku nga mesi i janarit të vitit 2019 do të duhej, siç thotë, nëse gjithçka do të ketë sukses t’i përfundojmë edhe këto negociata që i imponon në mënyrë rutinore për secilin vend aspirant edhe kjo e jona që është obligimk specifik nga marrëveshja me Greqinë dhe pastaj hyhet në një procedurë e cila quhet ratifikim në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe kjo mund të zgjasë përafërsisht deri në një vit.
Presim, gjegjësisht siç tha ai, praktikisht jemi të sigurtë se formulimin e dimë dhe se do të jetë si për apirantet paraprake kur janë ftuar.
Ai shtoi se NATO-ja do të na dorëzojë plan sipas pikave për të cilat pret ne të prononcohemi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail