Konfirmohet ftesa për në NATO

Bruksel, 11 korrik 2018 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg konfirmoi se Aleanca e NATO-s sot u dakordua t’i ndajë ftesë Maqedonisë.
“E përshëndesim marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit dhe u dakorduam ta ftojmë Qeverinë në Shkup të fillojë negociata inkuadruese, pasi të përmbyllen të gjitha procedurat e brendshme që të finalizohet marrëveshja që vendi të hyjë në NATO si anëtarja e 30-të”, deklaroi sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në konferencë për shtyp pas sesionti të parë të Këshilit Veriatlantik të NATO-s
Stoltenberg qartë bëri me dije se vetëm me ndryshimin e emrit mundet Maqedonia të hyjë në Aleancë.
“Është e njerëzve në Maqedoni të vendosin, ky është një rast që vjen një herë në jetë apo do ta mbështesin marrëveshjen dhe do të bëhen anëtare, apo nuk do ta mbështesin dhe nuk do të bëhen anëtare, nuk mundet të dyja gjërat t’i fitojnë. Nuk ka anëtarësim pa ndryshimin e emrit, është e popullit të vendosë”, theksoi Stoltenberg.
“E përshëndes Marrëveshjen me Greqinë, qartë kemi thënë se do të fillojmë negociata inkuadruese dhe thamë se një herë pasi do të finalizohen procedurat do të mundet IRJM të bëhet anëtarja e 30-të me emrin e ri”, tha ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail