Takim Dimitrov – Sejls në Samitin e NATO-s në Bruksel

Shkup, 11 korrik 2018 (MIA) – Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në Samitin e NATO-s në Bruksel, sot realizoi takim bilateral me Koordinuesin në Departamentin amerikan të shtetit për luftë kundër terrorizmit, Natan Sejls.
Siç kumtoi MPJ-ja, në takim, të dy mes vete u informuan për aktivitetet ndërkombëtare dhe mbështetjen të cilën Republika e Maqedonisë ia jep Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit.
“Me këtë rast, ministri Dimitrov, informoi për aktivitetet e ndërmarra kombëtare në përgatitjen e shoqërisë për përballje me këto sfida, duke e theksuar, para së gjithash, rëndësinë për parandalim nga kërcënimet e tilla, duke zhvilluar me këtë rast kujdes të veçantë për të rinjtë si kategoria më e cenueshme në shoqëri përmes përfshirjes aktive në sektorin civil, organizatat joqeveritare, si dhe institucionet edukativo-arsimore në shtet”, qëndron në kumtesë.
Në ftesë të organizatorëve, Dimitrov do të marrë pjesë edhe në ngjarjen që do të mbahet në selinë e Aleancës “NATO Engages” – Dialog nga Samiti i Brukselit, në organizim të Këshillit atlantik dhe Fondit gjerman të Marshallit të SHBA-së, Konferencë për siguri të Munihut, si dhe Fondacionit të Brukselit “Gratë në sigurinë ndërkombëtare”, ku fjalim do të ketë e dhe kryeministri Zaev.
Fokusi i fjalimeve dhe diskutimeve në ngjarje do t’i kushtohen temave të shumta aktuale nga bashkëpunimet globale politike dhe të sigurisë, sfidat e reja të sigurisë dhe roli dhe aktivitetet e Aleancës në ato procese, shtohet në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail