Zaev për ftesën për në NATO: Gëzoju Maqedoni

Shkup, 11 korrik 2018 (MIA) – Gëzoju Maqedoni! Dyert për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO janë të hapura, porositi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, lidhur me vendimin, të cilin e sollën sot në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, liderët e vendeve-anëtare për ta ftuar Maqedoninë për t’i filluar negociatat për inkuadrim.
“Pasdite vendet-anëtare të NATO-s vendosën të na japin ftesë që Republika e Maqedonisë ta fillojë procesin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë. Partnerët dhe miqtë tanë sot na dhanë mirënjohje. Është njohur përkushtimi i fuqishëm, janë plotësuar të gjitha kriteret”, theksoi Zaev.
Ai theksoi se sot është një ditë e madhe, historike për Republikën e Maqedonisë.
“Premtoj se do të sjellim ende lajme të mira edhe në periudhën që është para nesh, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, shtoi kryeministri, i cili është mysafir si folës në konferencën NATO Engages në kuadër të Samitit në Bruksel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail