Grantet e para për kompanitë vendore nga Plani qeveritar për rritje ekonomike

Shkup, 13 korrik 2018 (MIA) - Përfaqësuesve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme sot do t'u ndahen grante për financimin e projekteve me të cilat aplikuan në thirrjen publike të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) me ç'ka filloi zbatimi i masave nga shtylla e tretë e Planit qeveritar për rritje ekonomike.
Me thirrjen publike parashikohet deri në fund të vitit të ndahen 10,5 milionë euro për bashkëfinancim me katër masa.
Masa e parë është kompani me rritje të shpejtë dhe "gazela" të cilave u ofrohen nga 10 milionë denarë, gjegjësisht 30 për qind nga mjetet e përgjithshme të investuara për blerjen e pajisjeve të reja dhe financimin e zhvillimit të teknologjisë së re. Ka të bëjë me kompani deri në 250 të punësuar dhe të ardhura minimale vjetore prej tre milionë denarë.
Me masën e dytë janë përfshirë kompanitë mikro deri me pesë të punësuar dhe të ardhura vjetore prej tre milionë denarësh, ndërsa u ofron deri pesë milionë apo 30 për qind për blerjen e teknologjive dhe ndërtimin e sallave. E treta është për kompani me pronësi dominuese të qytetarëve të Maqedonisë në të cilat i fitojnë nga 20 milionë denarë apo 70 për qind nga shuma e përgjithshme e mjeteve të investuara për zhvillim dhe marketing zhvillimor, ndërsa e katërta është për mbështetjen e të rinjve deri në 29 vjeç për profesionalizm jashtë vendit për të cilët shteti do të ndajë deri në një milionë denarë.
Grantet kompanive të zgjedhura do t'ua ndajnë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail