Dhjetë filma në programin e Kafe-kinemasë të "Verës së Shkupit"

Shkup, 13 korrik 2018 (MIA) - Kafe-kinemaja e "Verës së Shkupit", e cila mbrëmë filloi me filmin "Vdekja e Stalinit", do të vazhdojë deri më 21 korrik me projeksione prej orës 21 në Suli Han - Fakultetin për Arte Figurative.
Në program sonte është drama ushtarake "Në katër mure" në regji të Filip van Liu, bashkëproduksion i Francës, Belgjikës dhe Libanit prej vitit 2017. Trileri romantik "Shpirtrat e Ismaelit" të regjisorit Arno Despleshin do të shfaqet nesërmbrëma, ndërsa të dielën është krimi-trileri francez "Mbrojtësi" në regji të Zhan Fransoa-Rishe.
Të hënën, 16 korrik, publiku i Festivalit të Shkupit do të mund ta shohë dramën hungareze "Për trupin dhe shpirtin" të Ildiko Enjedi, i xhiruar vitin e kaluar.
Edhe gjatë ditëve të ardhshme deri më 21 korrik do të shfaqen filma ndërkombëtarë.
Biletat janë me çmim prej 100 denarësh dhe mund të blihen në biletarinë e FAF - Suli Han.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail